Ilir Yzeiri: Vendi bosh i Kosovës në AIR ALBANIA

Ilir Yzeiri: Vendi bosh i Kosovës në AIR ALBANIA

Edi Rama, Dritan Abazoviç dhe Albin Kurti

Qysh prej kohës që Albin Kurti shfaqi protagonizmin e tij primitiv dhe fshataresk për t’iu imponuar skenës politike shqiptare të Shqipërisë me marshimet e tij qesharake dhe karikaturore, me profilin fizik prej studenti të ardhur nga vise që nuk e njohin qytetin si vend ku jetojnë njerëz të lirë, pra, qysh prej marshimeve të tij nëpër rrugët e Tiranës apo në Lezhë e në Gjirokastër për të m,bledhur vota në 25 prill kundër qeverisë dhe PS-së së Edi Ramës, e kuptova se Shqipëria dhe Kosova po hynin, për fat të keq, në një gjendje konflikti dhe konkurence joprogramore, por etnike. Albin Kurti i frustruar nga shpërfillja e përgjithshme e qytetarëve të Shqipërisë e projektoi mendësinë e tij katundareske në një përplasje me Shqipërinë duke dashur me këtë rast të ridimensionojë mitologjinë tonë kombëtare ku Shqipëria shihej gjithnjë si dheu amë.

Albini e çmontoi këtë mitologji dhe këtë imazh kolektiv mbarëshqiptar dhe tani ka rindërtuar një mit tjetër : atë të Shqipërisë tradhtare dhe të Edi Ramës si kryetradhtar. Kjo narrativë e tij që mbështetet nga llumi më i zi dhe më i ndyrë i shqiptarëve të Kosovës dhe Shqipërisë, është çmimi i pamerituar për faktorin shqiptar në Ballkan. Mirëpo Albinit kjo nuk i intereson. Ai nuk e sheh faktorin shqiptar si një rezultante të historisë dhe të traditës së gjatë në të cilën traditë Shqipëria përfaqëson trupin dhe Kosova dhe vise të tjera pjesë të këtij trupi. Albini e ka varrosur idealin kombëtar dhe në vend të tij ka rindërtuar kinse mitin e rishkrimit të historisë apo e bërjes së historisë me forcat e veta. Pasi i mashtroi shqiptarët e Kosovës se ai do ta bënte Kosovën të pavarur nga të gjithë, se do të vendoste reciprocitetin me Serbinë se do ta ngrinte dinjitetin e Kosovës në rangun e një vendi të pavaruar, ai nuk bëri tjetër por veçse ndërtoi dy identitete. Në njërën anë ka lejuar që gjithçka në marrëdhëniet tregtare të shkojë si më parë mes Kosovës e Serbisë dhe në anën tjetër jo vetëm që nuk e ka ulur me këmbë në tokë Vuçiçin, por është ulur vetë me brekë ndër këmbë në tavolina në Berlin dhe ka nënshkruar marrëveshje me të si ajo e energjisë që janë katastrofike për Kosovën.

Albini përfaqëson kështu anën më të errët të shqiptarëve që kanë qenë ndonjëherë në krye të punëve qoftë në Kosovë, qoftë në Shqipëri. Këto ditë, pas gjestit prej një cuce instagrami të Vjosës presidente, të gjithë ia kanë përmendur Albinit se askush në historinë e marrëdhënieve mes Shqipërisë e Kosovës nuk i ka katandisur më keq këto se ti Albin.

Mirëpo, këtu, është rasti të kujtohemi edhe për diçka tjetër. Ky njeri ka qenë politikani më i zellshëm që në platformën e tij kishte bashkimin kombëtar dhe si simbol flamurin kuq e zi. Këtë narrativë që përdorte atëhere kur hiqej si revolucionar tani jo vetëm që e ka harruar, por unë dua të mendoj se ai e ka përdorur për ta diskredituar atë ideal. Sepse duke e bërë mall për tregun e politikës së ditës ai e konsumoi veten si një tregtar i keq. Nëse kujtohemi sot se çfarë bënë gjermanët kur u bashkuan, mund të sjellim në vëmendje se ata kurrë nuk folën për bashkim kombëtar, thjesht u bashkuan.

Sot avioni AIR ALBANIA do të udhëtojë drejt Kievit dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ai i Malit të Zi, Dritan Abazoviç do të takohen me presidentin martir të Ukrahinës Volodimir Zelenskyi. Albini do të tregojë përralla në Prishtinë për miqtë e mëdhenj dhe rritjen ekonomike, por do ta ketë të vështirë të harrojë peshën që ka ai fluturim. Unë e di që Ukraina nuk e ka njohur Kosovën, e di që ndoshta ai vend nuk ka qenë ashtu siç do të donim ne të ishte me të, por, ama, ai vend po lufotn me armikun historik të shqiptarëve që janë rusët. Ata shqiptarë të ndërkryer në Kosovë që shqyejnë rrjetin duke sharë e fyer cilindo që u prek Albinin apo Vjosën, si nuk u kujtuan të krijojnë një formacion dhe të shkojnë të luftojnë rusin, atë armik që ka shenjuar e shenjon në mitologjinë tonë burimin e fatkeqësive etnike. Si ka mundësi që shqiptarët jo vetëm në Kosovë se ka pasur edhe nga Shqipëria, u bënë të famshëm duke luftuar në krah të ISISI-it si ai Muhaxhiri që u priste kokat anglezëve dhe nuk u « ndezën » nga zjarri patriotik për të luftuar kundër rusëve siç kanë bërë amerikanë, anglezë e plot banorë të tjerë të Europës ? Këta patriotë të mëdhenj që kanë shpallur Shqipërinë armike dhe Edi Ramën tradhtar a e dinë se janë bërë qesharakë, provincialë dhe të pabesueshëm ? A e kuptojnë ata se kështu një ditë Albini do ta shpallë si platformë dhe si synim politik që me Shqipërinë vetëm marrëdhënie të fqinjësisë së mirë, se ne nuk jemi Shqipëria, jemi … e di Albini se çfarë është…

K.T./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • stockholm: 15/06/2022 09:54

    Respekt! Si gjithmonë shumë i saktë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Nëna me 3 fëmijët u hodhën në lumë, kërkimet për gjetjen e trupave shtrihen edhe në Mal të Zi! Balla komunikim me homologun

Nëna me 3 fëmijët u hodhën në lumë, kërkimet për gjetjen e trupave shtrihen edhe në Mal të Zi! Balla komunikim me homologun