Avokati Idajet Beqiri ka deklaruar në “Studio Live” në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, se i besuari i Ilir Metës, Kastriot Ismailaj, pronar i Kompanisë DIA i përfshirë në aferën 400 milion euro të CEZ-DIA dosje në të cilën janë të akuzuar Sali Berisha, Shkëlzen Berisha dhe Ilir Meta, nuk duhet të ishte liruar nga burgu. Ai tha se Ismailajt iu vërtetua mashtrimi, ndaj nuk duhej të lirohej, ndërkaq shtoi se çështja sipas avokatit duhet të shkojë te Ilir Meta për të cilin tha se ka prova që tashmë prokuroria i disponon.
“SPAK ka kallëzimin penal të Romeos po e po. Procesin pastaj e ndihmoi dhe komisioni parlamentar hetimor që provoi të gjitha ato që thoshte në kallëzim Romeo. Në këtë aferë i përfshirë është edhe Sali Berisha e Shkëlzen Berisha.
Kjo është në proces. Por tani e ngremë pyetjen përse nuk duhet të dilte nga burgu Ismailaj sepse në rradhë të parë iu vërtetua mashtrimi që kishte bërë. Me dokumenta fallco… Në atë kohë s'kishim drejtësi se ishte e kapur nga Berisha. Ky është bashkëpunëtor me Metën në këtë vjedhje. Prova kryesore është deklarimet që ka bërë i ndjeri Dritan Prifti. Ka dhënë shpjegime të hollësishme. Administratori çek. Ai ka thënë tek mua ka ardhur Ilir Meta. Në atë kohë ishte ministër i Jashtëm. Ka ardhur dhe ka thënë i besuari im që e bën shumë mirë dhe që do jetë pranë jush do të jetë Kastriot Ismailaj”, tha avokati.
“Gruaja e Ismailajt jep edhe mesazhet edhe takimet edhe sa herë vinte Meta. Provë e fuqishme që ka dalë me shkrim është që i kërkon 200 mijë euro për fushatë. SPAK i ka këto prova. Pse e lejon që të dalë. Pse nuk e çoi çështjen edhe për Ilir Metën. Pse mbyllet kjo aferë?”, shtoi më tej ai.
“Çështja është e hapur, ka rifilluar tani. Sikurse thashë ka kërkuar rihapjen e kësaj çështjeje një komisionin parlamentar. Çështja është qëndrimi i SPAK, qëndrim i SPAK nga çfarë po bën deri më tani duket sikur bën një luftë selektive. Aferat e rënda e kallëzimet e fuqishme i lë t’i zërë pluhuri derisa t'u kalojë afati”.
Lajmi kryesor:
Afera CEZ-DIA/ Juristi Romeo Kara: Kastriot Ismailaj më i sigurt në burg se tani që është jashtë, do ruhet nga Meta! Do kallëzoj SPAK nëse s'e heton kreun e PL-së
B.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
70.5%
-
Jo
18.3%
-
Ndoshta
11.2%
Vota total: 977
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ekzekutimi i Faton Hajrizit/ 'Incident i rëndomtë kriminal', Nexhmedin Spahiu: Serbia po e shfrytëzon për mllef ndaj Kosovës! U shkel territorialiteti i Bosnjes
22 Korrik, 20:44
-
'Plazhet e Lezhës janë në kapacitete absolute', nënkryetari i bashkisë për Studio Live: Sfidoj këdo, nga portalet nuk merret vesh e vërteta
22 Korrik, 20:19
-
Atentati i trefishtë në Memaliaj, Softa në Studio Live: Zanafilla që në 2022! Gazetari: Autorët kanë lëvizur drejt Greqisë
22 Korrik, 19:33
-
21 janari, Erion Braçe për Report Tv: Krim shtetëror i organizuar, do dalin prova të reja nga dëshmitarët! SPAK t’u bëjë thirrje për bashkëpunim
22 Korrik, 17:44
-
SPAK heton '21 janarin'/ Meta sulmon Dumanin e akuzon Bashën: Ka përgjegjësi direkte për vrasjet! Ish ministri i Brendshëm i kujton bllokun
22 Korrik, 14:07
-
Jeta ushtarake në Shqipëri/ Studentja e FA-së në Studio Live: E kam privilegj! Ambient maskilist? Është mit, jemi një familje
19 Korrik, 20:40
-
Kaosi me sistemet e IT në botë/ Ekspertja në 'Studio Live': Nuk kemi të bëjmë me sulm kibernetik! Kompania 'Crowd Strike' po bën një update
19 Korrik, 20:09
-
Plazhet bosh apo plot/ Çoçoli: Hotelet, të prenotuara deri në tetor! Haxhimali: Pse duhet të merret kryeministri me shezlonget dhe çadrat?
19 Korrik, 18:59
-
Studio Live/ Beleri foli për nënën Greqi të Himarës, Anri Bala: Takimi Rama-Mitsotakis tregoi se është kapitull i mbyllur! Kikia: Ishte i mllefosur
19 Korrik, 17:50
-
‘Pastrimi i parave 'ulëret' në çdo lagje të Tiranës’ Meta: Këtë nuk e sheh vetëm SPAK-u
18 Korrik, 20:13
-
SPAK heton ’21 Janarin’, Koçi në Report Tv: Familja Nika ka audio-përgjim se kush ka urdhëruar për të qëlluar! Korreshi: Drejtësia të vihet në vend
17 Korrik, 18:23
-
21 janari, Ngjela për Report Tv: Berisha dha urdhrin për prishjen e serverëve, shfaqet me automatik! S’fitojnë dot me populizëm ndaj SPAK
17 Korrik, 08:13