Importi me i lirë se vjet por pak reflektim në tregun shqiptar! Nafta bie në shifrën me të ulët prej 2022! Shtrenjtohet prodhimi vendas

Mallrat e importit po vijnë më të lira në tregun vendas. Ndikuar nga zhvlerësimi i euros, dollarit por edhe prej rënies së çmimeve në tregjet ndërkombëtare, malli i importit është mirë i lirë se vitin e kaluar. Indeksi i çmimeve të importit është ulur me 1%, ku rënia më e madhe e çmimeve është regjistruar tek industria nxjerrëse me -1.5%, ndjekur nga industria përpunuese ku përfshihen edhe ushqimet rënia është me -1.2%. Rënie e çmimeve është regjistruar tek energjia si dhe tek furnizimi me uji.

Ulja e çmimeve të mallrave të importit është edhe si faktor kryesor që ka ndikuar në uljen e inflacionit në vend. Por nga ana tjetër zhvlerësimi i valutave i bën edhe më të lira këto mallra, pasi për të blerë jashtë vendit po harxhohet më pak se vjet. Por kjo ulje e çmimeve jashtë, shumë pak reflektohet në tregun vendas për shkak të abuzimeve. Vlen të përmendet rasti i karburantit, i cili prej ditësh po tregtohet në bursë në vlerat e tij më të ulta që nga fillimi i vitit 2022. Sot një fuçi nafte bruto kushton në bursë 72 dollarë, nga 78-80 dollar që ishte në fund të gushtit, por çmimi në pikat e karburanteve nuk ka ndryshuar që prej 12 gushtit.

E kundërta po ndodh me prodhimin vendas që vijon të shtrenjtohet. Referuar INSTAT, Indeksi i Çmimeve të Prodhimit në tremujorin e dytë të vitit shënoi një rritje me 1,7%, ku rritja më e madhe u regjistrua  ek energjia elektrike, industria nxjerrëse dhe ajo përpunuese. Në grupin e industrisë përpunuese grupi i produkteve ushqimore dhe ato të duhanit patën shtrenjtimin më të madh me përkatësisht 3% dhe 3.8%.

K.T./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 07/09/2024 10:59

    Problem i I naftes dhe produkteve te ask per uljen e cmineve eshte ndertimi i nje rafinerie nafte nga shteti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?