Imzot Frendo: Politika të mos
manipulojë me besimin feta

Imzot Frendo: Politika të mos<br />manipulojë me besimin feta
Politika t’i mbajë larg duart nga besimi dhe nga manipulimi, për të lënë botën në paqe dhe besimtarët të lirë të ofrojnë besimin e tyre me dashuri dhe pa urryer të tjerët.
 
Ky është mesazhi që ka dhënë imzot Gjergj Frendo, Arqipeshkv i Tiranës dhe Durrësit të Kishës Katolike.
 
Në intervistën e dhënë për Report Tv, Imzot Frendo u shpreh se Shqipëria ka pasur fatin të mos manipulohet nga politika.

“Fakti që besimi nuk është përdorur kurrë në mënyrë manipuluese, nuk kemi pasur politikanë që kanë manipuluar siç ka ndodhur në vende islamike për shembull. Nuk kemi pasur Millosheviç. Por është shumë e lehtë që besimi të përdoret nga politikanët për qëllime të këqija. Në Shqipëri kemi pasur fat që nuk i kemi pasur këto situata të manipulimit të besimit”, tha Imzot Frendo.
 
Ndërsa konfliktet fetare në botë, sipas Imzot Frendos, janë si pasojë e manipulimit nga politika.

“Besimet parimisht janë për vëllazëri, dashuri, paqe, për drejtësi këto janë vlera profetike për çdo besim. Kur besimet bëhet rast konflikti siç po ndodh në shumë vende, shkaku nuk është besimi por manipulimi i besimit. Të mos përdoren besimet për qëllime politike por të japin lirinë që çdo besim mund të praktikohet”, tha ai.
  
Frendo: Politika në vend të bëjë dialog, jo monolog
Për situatën politike në vend, aqipeshkv Gjergj Frendo ka vetëm një këshillë.

“Duhet të jetë jo monolog, për dialog”, tha ai.
 
U bënë disa kohë që kisha katolike me rastin e kremtimit të festave të rëndësishme, nuk zhvillon ceremonial mikpritje për njerëzit më pozitë por shtron drekë për të varfrit, dhe sigurisht kjo ka edhe një arsye.

“Kisha duhet të jetë gjithmonë afër të varfërve. Ne të tregohemi si një kishë që kujdeset për atë pjesë të shoqërisë që është më e mjeruar”, deklaroi Imzot Frendo.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar