Inagurohet këndi i ri arkivor në Biblotekën e Lushnjes, i aksesueshëm për qytetarët dhe i lidhur online me Arkivën Shtetërore (VIDEO)

Falë platformës dixhitale biblioteka e qytetit të Lushnjes do të ketë tanimë këndin e vet arkivor të lidhur online me arkivën qendror të aksesueshëm për çdo qytetar dhe studiues njësoj sikur të ishte në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivës së Shtetit. 

Drejtori i Përgjithshëm i Arkivës së Shtetit, Ardit Bido bashkë me nënkryetaren e Bashkisë Eriselda Sefa vizituan ambientet e reja ku janë vendosur kompjuterat e lidhur online me Arkivën Qëndrore të Shtetit ku u shpreh se falë projektit teknologjik mijëra vëllime arkivore do të jenë të aksesueshme  më lehtë për studiuesit dhe të gjithë qytetarët e interesuar.

'Nga shtëpia mundet të shohësh katalogjet, të zgjedhësh dosjet që ti do. Janë diku deri tek 2 milionë tituj dosjesh të cilat janë bashkë me dosjet që ka Arkivi Qëndror i Shtetit, Avash-avash po hedhim dhe titujt e arkivave vendore brenda një periudhe 2 vjeçare do të ketë përfunduar i gjithë ky proces ku studiuesi ka mundësi që përmes fjalëve kyçe të zgjedhë dokumentet që ai dëshiron  apo dosjet që ai dëshiron.'- tha Drejtori i Përgjithshëm i Arkivës së Shtetit, Ardit Bido.

Aktualisht në Lushnjë prej vitesh ndodhet arkiva shtetërore për Jugun e vendit dhe aksesi në dokumentacion mund të bëhet nga çdo qytet dhe individ duke shkuar pothuajse drejt dixhitalizimit përfundimtar te arkivave shtetërore.

M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë