Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Sokol Dervishaj, bashkë me Sekretarin Parlamentar të Shtetit në Ministrinë e Ekonomisë Gjermane Hans-Joachim Fuchtel, drejtorin e “AKUK” Ardian Alushi dhe me kryetarin e Bashkisë Fatos Tushe, ka marrë pjesë në ceremoninë e inagurimit të Ujësjellësit të Rinë Lushnje.
Ministri Dervishaj tha se ky është një projekt shumë i rëndësishëm, që përfshin jo vetëm qytetin e Lushnjes, por 8 qytete në gjithë vendin, me një investim që në fazën e parë shkon në 65 milionw euro.
Dervishaj, tha se impianti i ri i Lushnjes është një investim 3,5milion euro dhe do i shërbejë mbi 30 mijë banorëve të zonës.
Në përfundim të kësaj faze të “Programit Infrastruktura Bashkiake 1 dhe 2”, Ministri tha se përfitojnë në mënyrë direkte 300 mijë banorë dhe indirekt 200 mijë të tjerë, në 8 qytete.
Dervishaj theksoi se pasi të mbyllet kjo fazë, do të avancohet me fazat 3 dhe 4, me synim modernizimin e rrjeteve të ujësjellësave dhe shërbim më cilësor ndaj qytetarëve.
Ministri u ndal te reforma e Ujit, duke thënë se është etyrim furnizimi i qytetarëve 24 orë në ditë, me shërbim sa më cilësordhe pa rritur kostot e ujit, prandaj ka ardhur koha të rriten kapacitetet menaxhuese.
“E rëndësishme është që Ujësjellësat të rrisin kapacitetet e menaxhimit të aseteve, tani që fillon edhe faza e dytë e reformës së Ujit. Në këtë fazë do të bëhet inventarizimi i aseteve dhe kalimi i kompetencave të menaxhimit te Bashkitë, prandaj duhet një koordinim akoma më i madh ndërmjet pushtetit qëndror dhe bashkive, që do të jenë administratorët kryesorë të ujësjellësave”, përfundoi Dervishaj.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com