Inagurohet zyra e pensioneve në
Kamëz, Klosi: Zgjidhim problemet

Inagurohet zyra e pensioneve në<br />Kamëz, Klosi: Zgjidhim problemet
Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi morri pjesë sot në inagurimin e Agjensisë së pensioneve në Kamëz, zonë të cilën e cilësoi me “problematika shumë të mëdha” lidhur me pensionet.

Klosi renditi problemet që hasen në këtë zonë dhe premtoi se me zyrën e re këto probleme do të zgjidhen.

“Po inagurojmë zyrën e Kamzës, e cila ka mbi vete një sëre problematikash që po punojmë dhe duam t’i zgjidhim, si problematikat e ish punonjësve të ish ndërrmarrjeve bujqësore të këtij komuniteti, rregjistrat e të cilëve janë zhdukur, punonjësit e ish minierës se Valiasit, rregjistrat e të cilëve janë djegur, si dhe problematikat e një numri të madh banorësh të ardhur nga zonat e ndryshme të vendit që kanë probleme me transferimin e dokumentacionit, deklaroi ministri.

“I thashë të gjitha këto për të thënë që është një zyrë shumë problematike dhe zyra e re, sistemi i ri i menaxhimit të sistemit të pensioneve dhe shërbimi më cilësor i punonjësve të këtij institucioni do të ndryshojë krejtësisht situatën e raportit të pensionistëve me institucionin, për të patur një shërbim më të mirë, më të shpejtë në kohë dhe atë që themi gjithmonë, një pension të drejtë. Kemi problem të vazhdueshme dhe kjo zyrë e re, ky sistemi i ri do ti zgjidhë ato”, shtoi ai.

Ndërsa, Astrit Hado, drejtor i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, tha se “kjo zyrë është e lidhur me sistemin online të sistemit të sigurimeve shoqërore, ç’ka do të reduktojë kohën e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe do të zgjidhë një sërë nga problemet që përmendi ministri”.

Agjensia e Kamzës është agjencia e dytë më e madhe në rajonin e Tiranës, ku janë 9.300 persona që tërheqin pensionet çdo muaj.

Redaksia Online
(M.B/Shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën