KIEV- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani e përfundoi vizitën e punës me inagurimin e ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Ukrainë, ku mori pjesë edhe ministri i Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha.
Ambasada, e hapur në fund të vitit 2024, pësoi dëme materiale pak javë më parë si pasojë e sulmeve me raketa ruse.
Ministri Hasani dhe homologu i tij, Sybiha theksoi gjatë ceremonisë se kjo ambasadë është jo vetëm një urë për bashkëpunimin afatgjatë midis dy vendeve, por edhe si një dëshmi për qëndrueshmërinë dhe angazhimin e përbashkët për një të ardhme në paqe e progres dhe të një Evrope të bashkuar, të fortë dhe të begatë.
Kryediplomati shqiptar mori pjesë në ministerialin Ukrainë - Evropa Juglindore, me ftesë të Ministrisë së Jashtme të Ukrainës. Gjatë qëndrimit në Kiev ai u takua me Presidentin Volodymyr Zelenskyy, Kryetarin e Parlamentit Ruslan Stefanchuk, Kryeministrin Denys Shmyhal, zv/kryeministren Olga Stefanishyna dhe Ministrin e Jashtëm Andrii Sybiha.
Gjatë vizitës ministri Hasani u takua edhe me presidentin e Ukrainës, Zelensky.
Foto: Volodymyr Zelensky dhe Igli Hasani
Ministri i Jashtëm Igli Hasani takoi në Kiev presidentin e Ukrainës Volodimir Zelensky ku siç njoftoi përmes një reagimi në rrjetin X, i konfirmoi edhe një herë qëndrimin e Shqipërisë krah Ukrainës në rrugën drejt paqes dhe sigurisë.
Ministri tha se u nënshtrua një memorandum mirëkuptimi, fokusuar në bashkëpunimin në integrimin evropian, ndërsa më herët vendet kanë firmosur marrëveshje për forcimin e miqësisë.
“Këta hapa përfaqësojnë progres të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve midis vendeve tona dhe riafirmojnë angazhimin tonë për një partneritet të fortë dhe të qëndrueshëm”, shkroi Hasani në “X”.
Ministri i Punëve të Jashtme, pati takime edhe me kreun e parlamenti, kryeministrin, numrin 2 të qeverisë dhe homologun e tij.
Hasani po merr pjesë në takimin e ministrave të jashtëm në Kiev, i cili vjen në një moment kritik për Ukrainën në sfondin e agresionit ushtarak të Rusisë kundër saj, sulme të cilat në fund të vitit të shkuar prekën edhe godinën e ambasadës shqiptare atje.