Spitalit të Shkodrës i shtohet reparti i reanimacionit, i cili është rindërtuar nga themelet.
Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu inspektuan mjediset e reja ndërsa personeli mjekësor e vlerësoi ndyshimin rrënjësor. Manastirliu e konsideroi spitalin e Shkodrës një nga qendrat shëndetësore më të fuqizuara në vend duke u kthyer në një qendër referenciale për të gjithë veriun.
"Investimet e deritanishme e kanë kthyer spitalin e Shkodrës, pas Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë, një nga qendrat shëndetësore me kapacitet më të mirëndërtuara dhe fuqizuara në vend. Reanimacioni i ri, polivalent i spitalit të Shkodrës, ka dyfishuar kapacitetet dhe me pajisje tërësisht të reja. Spitalin e Shkodrës, duke qenë se duam ta kthejmë në qendër referenciale për të gjithë veriun, kemi 3 vite e gjysmë që investojmë intensivisht në shërbime që nuk janë ofruar më parë" u shpreh Manastirliu.
Kryeministri Rama gjatë bisedës me punonjësit e spitalit nuk i kurseu batutat për kryetaren e Bashkisë Voltana Ademi
“Kena ardh me t’falenderu se ke ba tana t’mirat për Shkodrën. T’rujt Zoti. T’pacim!”-u përgjigj punonjësja.
Me batutë Kryeministri iu përgjigj:“Shkodrës s’i kam bërë gjë, i ka bërë Voltana.”
“Voltana s’na ka ba kurrgjë. Ti i ke ba të tana,”-ia ktheu punonjësja.
Për herë të parë në 25 vjet, spitali i Shkodrës i projektuar për t'u kthyer në një qendër referenciale për zonën veriore, ofron 4 shërbime të reja shëndetësore; koronarografia, kimioterapia, protezat ortopedike dhe rezonanca magnetike në shërbimin e imazherisë dhe së fundmi edhe reparti i reanimacionit.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO