Inaugurohet në Vakarici të Kalabrisë shtatorja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, ndërkohë që sheshi në qendër të komunës  ka marrë emrin e Heroit tonë Kombëtar.

Në ceremoninë e inaugurimit ishin të pranishëm deputetët Fatmir Toci e Mimoza Hafizi, ambasadori i Shqipërisë në Itali, Neritan Ceka, si dhe skulptori i njohur vlonjat, Zeqir Alizoti. Kryetari i komunës së Vakaricit, Aldo Marino, njëkohësisht edhe kryetari i Shoqatës së Kryekomunarëve Arbëreshë, ishte organizatori i kësaj veprimtarie.

Nën drejtimin e tij prej 10 vjetësh Vakarici, është bërë jo vetëm një prej komunave më të zhvilluara arbëreshe, por edhe një vend tërheqës për turistët italianë e të huaj.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com",versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)