Inceneratorët, shefi i kabinetit të LSI në ‘5 pyetjet‘: Afera korruptive, pas Bllakos të arrestohet kryebashkiaku i Fierit

Kreu i Kabinetit të LSI, Erjol Braimllari i cilësoi tre inceneratorët si afera korruptive që përmbajnë në vetvete shkelje legjislative dhe financiare.

I ftuar në ‘’5 pyetje nga Babaramo‘’ me gazetarin Ilir Babaramo, Braimllari tha se përgjegjësit  e inceneratorëve duhet të ndëshkohen. Sipas tij në Fier përveç arrestimit të ish-ministrit Lefter Koka dhe deputetit Alqi Bllako, duhet të ishte vënë në pranga edhe kryetari i Bashkisë, Armando Subashi.

‘’Kemi të bëjmë më e afera korruptove. Të treja kanë patur në thelbin e tyre të njëjtin funksion marrjen e mbeturinave dhe incenerimin e tyre që më pas do të prodhonin energji.

Në rastin e Elbasanit kemi dy shkelje, legjislative dhe financiare. Në momentin që kontrata është e paligjshme nuk mund të financohet. Ka një ligj të koncesionit, që duhet të zbatohet. Autoritete kontraktor e ka lidhur kontratën në mënyrë të paligjshme dhe ministrat e kanë financuar këtë kontratë. Gjykata ka dënuar Autoritetin Kontraktor, ndërsa tani është radha e Këshillit të ministrave.

Fieri- Kishte veprimtari pozitive, pasi kishim edhe arrestimin e deputetit, por akoma nuk kemi një shprehje nga gjykata për kryetarin e bashkisë së Fierit. Ai ka përgjegjësi lidhur me tokën. Hetimet e nde vijojnë, do të shohim sa larg do të shkojë.‘’, tha ai.

Shefi i kabinetit të LSI tha se inceneratori i Tiranës i cili sipas tij ende nuk është zbuluar është më ‘’skandal‘’. Sipas tij për këtë inceneratorë duhet të kishte vendosur këshilli i çdo bashkie, por vendosi Veliaj dhe Bllako.

‘’Inceneratori i Tiranës, ky rast ende nuk është zbuluar, ai është edhe më skandal. Kompania ka marrë deri më tani 60 milionë dollarë, ka leverdi për kompanitë, por po i marrinë paratë e qytetarëve.

Shkelja ligjore-Ky incenerator duhet të ishte për të gjitha bashkitë e qarkut tiranë. Ky koncesion duhet të ishin miratuar nga të gjithë kryetarët e bashkive, po ka vendosur vetëm Veliaj me Bllakon. Bashkia tiranë ende sot  nuk na ka vënë një vendim të Këshillit bashkiak tiranë. Kryetari i bashkisë vetëm propozon, këshilli vendos. Inceneratori është bërë jo në të mirën e qytetarëve, pasi sot asnjëri prej tyre nuk po funksionon, por po e paguajmë 3 herë më shumë. Leverdia e privatit ka tejkaluar interesin publik.‘’, u shpreh ai.

Duke folur në Report Tv, Braimllari bëri thirrje që kontrata e Tiranës për inceneratorin duhet të ndërpriten, pasi nuk ka pasoja ligjore, por do të ketë financiare nëse vazhdon.

‘’Në Tiranë ende kryhen pagesa, sepse Tirana ndryshe nga të tjerat është për 30 vjet.

Kam sjell një kopje neni 4, është pjesë integrale e kontratës. Kjo kontratë mund të prishet, ndryshe nga ca propagandon qeveria. Duhet të shpëtojmë sa më shumë të mundemi nga këto financave.‘’, tha ai.

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës