Inceneratori i Fierit, përfundon shqyrtimi në Apelin e Posaçëm, vendimi shpallet më 19 Dhjetor! SPAK kërkon shpalljen fajtor të Bllakos dhe për shpërdorim detyre

Tiranë- Përfundon shqyrtimi gjyqësor në Apelin e Posaçëm për inceneratorin e Fierit. 

Vendimi do të shpallet më datë 19 Dhjetor, në orën 14:00. Çështja në Apel u hap me kërkesë të palëve që kërkuan edhe marrjen e disa dëshmive dhe provave të reja. 

SPAK kërkoi prishjen e vendimit të shkallës së parë, në lidhje me pafajësitë që janë dhënë për Arben Dervishajn, Juri Imeraj dhe Arjola Kodra, si edhe për Alqi Ballkon, i cili u shpall i pafajshëm për shpërdorim detyre. 

Kujtojmë se Shkalla e Parë dënoi Lefter Kokën, Alqi Bllakon, Klodian Zoton dhe 12 të pandehurit e tjerë për këtë aferë. Ish-ministri i Mjedisit u dënua me  6 vite e 8 muaj burg, Klodian Zoto me 8 vite, ndërkohë ish-sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit Alqi Bllako me 2 vite e 8 muaj burg, si pasojë e ndryshimit të akuzës. 

Për të SPAK kishte kërkuar 7 vjet burg, por Bllako mori pafajësi për akuzën “shpërdorim detyre të funksionarit të lartë shtetëror”, dhe vepra penale iu rikualifikua në “shpërdorim detyre të nëpunësit që kryen detyrë publike”.

Në muajin Tetor, Apeli i GJKKO vendosi të pranojë kërkesën e SPAK, për përsëritjen edhe njëherë të shqyrtimit gjyqësor në lidhje me të pandehurit e akuzuar për inceneratorin e Fierit. Pas kërkesës së prokurorit Dritan Prenci, gjykata vendosi të thërrasë 8 dëshmitarë për t’u marrë në pyetje, mes tyre edhe të pandehurën Arjola Kodrën. 

Gjykata e Posaçme i kishte shpallur vendimet më 25 Shtator 2023, ku Bllako mori pafajësi për një nga dy akuzat dhe për të cilën SPAK po kërkon dënimin në Apel.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja