Inceneratori i Tiranës, Report Tv siguron dosjen! Zoto dinte 'sekretet' para shpalljes së koncesionit! Këshilltari i Kokës e informonte me email! Njihte komisionin pa u zgjedhur

Klodian Zoto është mbajtur i informuar përgjatë gjithë kohës që ishte në pritje për të marrë me koncension inceneratorin e Tiranës nga kompania e tij. Në dosjen e vendimit të firmosur nga gjyqtarja Irena Gjoka dhe siguruar nga Report Tv, shkruhet se në datën 3 mars 2016, ministria e Mjedisit, që drejtohej në atë kohë nga Lefter Koka, i dërgon një email bashkisë së Tiranës si kthim përgjigje që konfirmon se midis stafeve teknike të dy institucioneve është arritur në përfundimin që procedura të vazhdohet nga Ministria e Mjedisit duke propozuar ngritjen e grupeve të përbashkëta të punës.

Megjithatë, 1 ditë para, pra në datën 2 mars 2016, në lidhje me përgjigjen e ministrisë , është vënë në dijeni Klodian Zoto, aksionar i "Integrated Technology Services" sh.p.k. Në dosjen e SPAK thuhet se kjo është dokumentuar nga të dhënat e përftuara në kompjuterin e sekuestruar në banesën e Klodian Zotos më 14 dhjetor 2021. Zotos i është dërguar një email nga ish-këshilltari i jashtëm i Lefter Kokës, Vladimir Bezhani, i cili njëkohësisht rezulton i punësuar në kompaninë e Klodian Zotos, pa shkuar asnjë herë në punë dhe duke 800 mijë lekë në muaj. Më herët, më 19 shkurt 2016, Bezhani i ka nisur një tjetër email Zotos, përmes së cilit i dërgon master planin e menaxhimit të mbetjeve në Tiranë.

Po të dërgoj Master Planin për Menaxhimin e Mbetjeve të Ngurta Urbane të Tiranës, hartuar nga JICA (Japonezët). Është një material tepër i plotë, që do të na shërbej edhe për studimin e fizibilitetit përfundimtar, pavarësisht opsionit që do të përzgjidhet. Ladi.

Në vijim, në datën 5 shtator 2016, me urdhër të Lefter Kokës është ngritur komisioni për dhënien e koncensionit të inceneratorit të Tiranës, i cili kryetare kishte Valbona Ballgjinin dhe anëtar: Pëllumb Abeshin, Erjon Muratajn, Sidita Temalin, Etleva Kondin, Taulant Tushën dhe Namik Simixhiun.

Megjithatë, përpara 5 shtatorit, konkretisht 3 ditë me herët, kur komisioni akoma nuk ishte formuar, Klodian Zoto i ka nisur në emailin privat Ballgjinit dokumentacionin e kërkuar nga ministria e Mjedisit në lidhje me koncensionin, kur në fakt akoma ajo nuk ishte emëruar si anëtare apo kryetare e komisionit.

Në të njëjtën ditë emaili nga Zoto i ka shkuar edhe ish-drejtoreshës në drejtorinë juridike te “Mjedisi”, Alba Thoma, e cila pasi është marrë në pyetje nga SPAK ka deklaruar se e ka orientuar sekretari i përgjithshëm i ministrisë në atë kohë, Alqi Bllako, që t’i siguronte informacione të nevojshme që i nevojiteshin për të konceptuar shkresat.

Pra, Klodian Zoto ka qenë në dijeni të përbërjes së komisionit të dhënies së koncensonit ende pa u shpallur zyrtarisht.

"Rezulton se shtetaset Etleva Kondi dhe Valbona Ballgjini kanë patur komunikime me shtetasin Klodian Zoto, pronari i shoqërisë "Integrated Technology Services" sh.p.k, të cilit i është dhënë konsulencë juridike për hapat e ndjekjes procedurës së dhënies së koncesionit" thuhet në faqen 11 të dosjes

Emrin e Alqi Bllakos e përmendi kur u mor në pyetje edhe Valbona Ballgjini, sipas të cilës ai i kishte thënë se disa dokumente do t’i vijnë nga një përfaqësues i shoqërisë propozuese dhe më pas ia ka dorëzuar vetë Bllakos.

Në zhvillimi do të gjeni lajme të tjera nga dosja e siguruar nga gazetarja Keti Banushi 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:23
Këshillltari i Lefter Kokës që punonte dhe për Klodian Zoton hartoi 'letrën e interesit' për inceneratorin e Tiranës! Për 13 ditë Ministria hapi dritën jeshile

Në dosjen e vendimit të gjyqtares Irena Gjoka zbulohet se komunikimi mes Ministrisë së Mjedisit “Integrated Technology Services” sh.p.k të Klodian Zotos ka nisur kohë më parë përpara se të bëhej propozimi i pakërkuar.

"Letër interesi' që shoqëria e Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit ka dërguar më 23 qershor 2016 në ministrinë e Mjedisit dhe propozimi është hartuar nga Vladimir Bezhani, i cili figuron se punonte për shoqërinë e Klodian Zotos njëkohësisht ishte dhe në rolin e këshilltarit të jashtëm i Ministrit të Mjedisit, në atë kohë Lefter Koka. Madje në dëshminë e tij ka treguar se ka qenë Bllako i cili i kishte gjetur punën tek shoqëria Klodian Zoto.

Ndonëse kjo shkresë nuk gjendet në Ministrinë e Mjedisit apo në Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës është zbuluar në kompjuterin e Klodian Zotos dhe rezulton se kjo është hartuar fillimisht nga Këshilltari i jashtëm i Ministrit të Mjedisit, Lefter Koka Vladimir Bezhani.

Në 15 qershor 2016 Vladimir Bezhani ia ka dërguar këtë shkresë me email Klodian Zoto, në adresat e email-it të tij.

Më pas, në datën 20.06.2016 kjo shkresë është përpunuar nga punonjësja e shoqërisë së Zotos dhe I është dërguar për aprovim Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos në adresat përkatëse.

21 qershor 2016 - Një ditë më pas kjo shkresë është nisur nga punonjësja e shoqërisë "Integrated Technology Services" sh.p.k, shtetasja Sevi Zani, tek adresat elektronike të përfaqësuesve të shoqërive të huaja, "Paul Eurth Italia SPA", "Energy Recuperator SPA", "De Mare Srl", "Arcadis".

23 qershor 2016, tre ditë më pas shoqëria "Energy Recuperator S.P.A", "Paul Eurth Italia S.P.A" "Integrated Technology Services" sh.p.k, kanë dërguar shkresën pranë Ministrisë së Mjedisit, me lëndë "Letër interesi" , ndërkohë që ende nuk kishte përfunduar studimi I fizibilitetit.

28 qershor 2016, 5 ditë më parë në kthim përgjigje që ministria e Mjedisit i dërgon  shoqërive "Energy Recuperator S.P.A", "Paul Wurth Italia S.P.A" "Integrated Technology Services" sh.p.k, dhe për dijeni Bashkisë Tiranë shkruan se propozimi konsiderohet i pranueshëm dhe paraqet interes publik, si dhe i ka kërkuar dokumentacion shtesë.

Kjo shkresë kthim-përgjigje është konceptuar nga Lediana Karalliu, përgjegjëse për mjedisin në Ministrinë e Mjedisit, miratuar nga Athanas Karaja, konfirmuar nga ish zyrtari i ministrisë së Mjedisit Pëllumb Abeshi dhe nënshkruar nga vetë ministri i asaj kohe Lefter Koka.

Në dosje zbulohet se shkresa kishte të njëjtën model nga dy koncesionet e tjera atë të Elbasanit dhe të Fierit.

“E pyetur për këtë fakt shtetasja Ledjana Bojaxhi (Karalliu), me funksionin Përgjegjëse për mjedisin në Ministrinë e Mjedisit, e cila pasi është njohur me shkresën e mësipërme, ajo ka deklaruar se nënshkrimi që gjendet pranë emrit të saj është e saj, por nuk i kujtohet nëse shkresa është konceptuar nga ajo. Ajo deklaron se ky model shkrese mund të ketë qenë gati edhe për dy koncesionet e tjera, atë të Elbasanit dhe të Fierit dhe e ka marrë modelin gati, dhe thjesht e ka riformuluar, ose shkresa mund të jetë konceptuar nga ndonjë punonjës i Ministrisë së Mjedisit dhe asaj i ka shkuar thjesht për ta firmosur, dhe pasi e ka parë atë i është dukur në rregull

Më 24 gusht 2016 Ministria e Mjedisit kërkon caktimin e anëtarëve të komisionit të dhënies së koncesionit nuk ka pasur ende një projekt të realizuar nga "Energy Recuperator S.P.A", "Paul Wurth Italia S.P.A" "Integrated Technology Services" sh.p.k.

Më 31 gusht 2016 shoqëria holandeze “Integrated Energy BV”, e formuar nga bashkimi I tre shoqërive më sipër i dërgon një shkresë ministrisë së Mjedisit dhe bashkisë së Tiranës ku vetëm liston dokumentet e kërkuara por pa dokumentacionin shoqërues të kësaj shkrese, e cila në fund ka vulë por mungon nënshkrimi I përfaqësueses së shoqërisë.

Me shkresën kthim-përgjigje, nr. 3535/1 prot, datë 06.06.2023, të Ministrisë së Mjedisit, është dërguar një kopje me origjinalin e të gjithë dokumentacionit që gjendet në arkivin e këtij institucioni, përsa i përket procedurës koncesionare me objekt: "Ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitimi i vend depozitimeve ekzituese Tiranë dhe prodhimin e energjisë elektrike".

Nga shqyrtimi i dokumentacionit të administruar pranë Ministrisë së Mjedisit dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, rezulton se nuk gjendet asnjë nga dokumentet, të cilat citohen të listuar nga shoqëria propozuese "Integrated Energy B.V" me shkresën e datës 31.08.2016, shkresë e cila është protokolluar me nr.4101/2 prot., datë 01.09.2016, në Ministrinë e Mjedisit.

Ora 14:38
Inceneratorët/ ‘Alqi Bllako më punësoi te Integrated Technology Services’, zbardhet dëshmia e Vladimir Bezhanit: Paguhesha 80 mijë lekë muaj! Si siguroi dokumente për Klodian Zoton

1685607682_finalprojekt.00563911.Still041.jpg

Foto: Alqi Bllako

Në dosjen e SPAK, në kuadër të hetimeve për inceneratorin e Tiranës, Vladimir Bezhani, në cilësinë e Këshilltarit të Jashtëm të Ministrit të Mjedisit, ka qenë ura lidhëse për procedurën e dhënies së koncesionit.

Në dëshminë e tij para hetuese, Bezhani ka treguar se sapo kishte lënë detyrën në ministrinë e Mjedisit pasi kishte dalë në pension ishte punësuar tek Integrated Technology Services" sh.p.k, me pronar shtetasin Klodian Zoto, me rrogë fikse neto, 80,000 (tetëdhjetë mijë) lekë.

Vladimir Bezhani ka dëshmuar në Prokurori se meqë pozicioni i tij si këshilltar i ministrit nuk paguhej, Bllako i kishte thënë se për të marrë pagën do ta punësonte te kompania e Zotos.

Në këtë kompani figuron i punësuar prej nëntorit 2014 deri në 2021  me rrogë fikse neto, 80,000 (tetëdhjetë mijë) lekë dhe kishte si detyrë për të zgjidhur problemet teknologjike. 

Bezhani ka treguar dhe si vuri në dispozicion dokumentet e ministrisë tek Klodian Zoto. 

‘Me shkresën kthim-përgjigje nr.3316/1 prot. datë 31.05.2023, te Mjedisit, është konfirmuar se në arkivin e saj nuk gjendet dokumentacion mbi hapjen dhe mbylljen e postës elektronike të shtetasit Vladimir Bezhani.

I pyetur për këtë fakt shtetasi Vladimir Bezhani, ka deklaruar se në vitin 2014 ka qenë i punësuar pranë Ministrisë së Mjedisit, me pozicionin "Përgjegjës Sektori i Menaxhimit të Mbetjeve”, me detyrë kryesisht në hartimin e politikave të menaxhimit të mbetjeve, si strategjia kombëtare e mjedisit, hartimin e legjislacionit në fushën e mbetjeve, dhe ndjekjen e projekteve në fushën e mbetjeve të financuara si nga buxheti i shtetit, ashtu edhe organizatat e huaja. Këtë detyrë e ka ushtruar deri në datën 07.11.2014, kohë, në të cilën ka dalë në pension. Pas kësaj date, ai deklaron se ka punuar në sektorin privat, konkretisht, specialist në shoqërinë "Integrated Technology Services" sh.p.k, me pronar shtetasin Klodian Zoto, me rrogë fikse neto, 80,000 (tetëdhjetë mijë) lekë, që kishte si detyrë për të zgjidhur problemet teknologjike.

Pranë kësaj shoqërie ka punuar deri nga fundi i vitit 2021. Ai deklaron se nuk ka pasur ndonjë zyrë tek kjo shoqëri, pasi për punën që bënte, përfaqësuesit e shoqërisë ia dërgonin nëpërmjet emal-it detyrat dhe projektet që duhet të punonte dhe pasi ai i përfundonte detyrat që i ishin ngarkuar, i dërgonte po nëpërmjet email- it, si edhe në raste të nevojshme ka shkuar vetë në zyrat e shoqërisë që ishin pranë "Sky Tower".

Shtetasi Vladimir Bezhani deklaron se pranë shoqërisë "Integrated Technology Services" sh.p.k, është marrë me këshillimin e publikut për të sqaruar mbi ndikimin në mjedis që do të kishte teknologjia e përdorur nga kjo shoqëri në mjedis. Ai deklaron se tek Inceneratori i Tiranës ka dhënë informacion në lidhje me sasinë e mbetjeve të qarkut, strukturën e mbetjeve të qarkut që do të trajtohej në këto impiante, si edhe për projektin e landfillit, të cilin e krahasonte me standartet që ishin vendosur nga Këshilli i Ministrave dhe standartet Europiane. Ai deklaron se këto informacione i kishte nga studime të mëparshme si JICA, studime nga Banka Botërore, studime nga KFW Gjermane, informacione të cilat i ka aksesuar, nëpërmjet internetit, si dhe nga puna e mëparshme në Ministrinë e Mjedisit, ku kishte pasur si detyrë ndjekjen e këtyre projekteve. Ai deklaron se teknologjia për incenerimin e mbetjeve në Inceneratorin e Tiranës, referuar projektit, ishte shumë e avancuar, por që nuk është realizuar deri më sot. Po ashtu, ai deklaron se në projektin e Inceneratorit të Tiranës ka pasur një linjë riciklimi automatike që kushtonte rreth 3,000,000 (tre milion) Euro, e cila nuk është vendosur, por në vend të kësaj linje është vendosur një linjë seleksionimi e zakonshme, që kushtonte më pak dhe që kërkonte seleksionim manual, linjë, e cila herë vendosej në punë dhe herë nuk vendosej. Ai deklaron se ka qenë Këshilltar i jashtëm i ish Ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, për periudhën nga momenti që ka dalë në pension, në vitin 2014 deri në momentin që shtetasi Lefter Koka është larguar si Ministër i Mjedisit.

Ai deklaron se duke qenë se për shkak të formimit të tij, ishte e nevojshme konsulenca për Ministrinë e Mjedisit, ish-Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedsit, shtetasi Alqi Bllako, i ka sugjeruar që të ishte Këshilltar i jashtëm i Ministrit të Mjedisit, por duke qenë se nuk do të paguhej nga Ministria e Mjedisit, shtetasi Alqi Bllako i ka thënë që për të marrë pagën, do ta punësonte atë tek shoqëria e shtetasit Klodian Zoto, "Integrated Technology Services" sh.p.k, ku dhe është punësuar. Ai deklaron se gjatë periudhës kohore nga viti 2014 deri në vitin 2021 ka punuar tek shoqëria e shtetasit Klodian Zoto, "Integrated Technology Services" sh.p.k, nga viti 2014 deri në vitin 2017 nuk ka patur kontratë punë, ndërsa më vonë, pasi kishte përfunduar procedura e dhënies së Inceneratorit, ai ka lidhur kontratë formale pune me shoqërinë e shtetasit Klodian Zoto, "Integrated Technology Services" sh.p.k. Ai deklaron se gjatë kohës që ka punuar si Këshilltar i jashtëm i Ministrit të Mjedisit Lefter Koka dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedsit Alqi Bllako ka patur në përdorim edhe adresën e email-it zyrtar të Ministrisë së Mjedisit, "[email protected]", adresë, të cilin e ka patur në përdorim që nga viti 2011 deri në vitin 2017, kohë që ka punuar në Ministrinë e Mjedisit. Ai deklaron se tek kjo adresë emaili ka patur akses vetëm ky shtetas dhe askush tjetër.

I pyetur në lidhje me komunikimet elektronike që ka patur me shtetasin Klodian Zoto, duke i siguruar atij dokumente dhe informacione, të cilat kanë shërbyer si të dhëna që janë përdorur për hartimin e studimit të fizibilitetit nga shoqëria propozuese e shtetasit Klodian Zoto, ai deklaron se këto dokumente i ka siguruar nga puna e tij në Ministrinë e Mjedisit dhe ia ka vendosur në dispozicion shtetasit Klodian Zoto, pasi gjatë kohës që punonte si Këshilltar i jashtëm i Ministrit, pa pagesë, ai ka qenë i punësuar edhe tek shoqëria e shtetasit Klodian Zoto, "Integrated Technology Services" sh.p.k.

I pyetur në lidhje me komunikimin elektronik me shtetasin Klodian Zoto, të datës 28.06.2016, shtetasi Vladimir Bezhani deklaron se email-in dhe shkresën që ka të bëjë me kthimin e përgjigjes pozitive, në drejtim të shtetasit Klodian Zoto, përsa i përket propozimit të pakërkuar të ardhur në Ministrinë e Mjedisit nga shoqëria propozuese, e ka konceptuar ai, pasi ka vënë në dijeni Ministrin Lefter Koka dhe Sekretarin e Përgjithshëm Alqi Bllako, se duhej t'i kthenin përgjigje pozitive shoqërisë propozuese të shtetasit Klodian Zoto.

Ai deklaron se e ka konceptuar këtë shkresë, por duke qene se nuk kishte të drejtë nënshkrimi, kjo shkresë është nënshkruar nga ish vartësja e tij, shtetasja Ledjana Karalliu, dhe më pas është nënshkruar sipas hierarkisë së shkresave, deri tek Sekretari i Përgjithshëm,Alqi Bllako dhe Ministri i Mjedisit, Lefter Koka. Ai deklaron se kjo shkresë është konceptuar, pasi ai është udhëzuar nga Ministri i Mjedisit, Lefter Koka dhe Sekretari i Përgjithshëm, Alqi Bllako. I pyetur për komunikimet që kanë rezultuar me shtetasin Klodian Zoto në lidhje ne sasitë e mbetjeve të depozituara në landfillin e Sharrës gjatë vitit 2015, ai deklaron se ia ka nisur këto të dhëna shtetasit Klodian Zoto, pasi i duheshin atij për të hartuar një studim Fizibiliteti dhe sqaron se shtetasi Klodian Zoto nuk kishte asnjë mundësi të hartonte një tudim fizibilitetit të tillë, por studimin e fizibilitetit të shtetasit Klodian Zoto e ka hartuar një kompani tjetër italiane, por që nuk ia kujton emrin, si dhe studimin e fizibilitetit, shtetasi Klodian Zoto e ka dorëzuar në një moment tjetër në Ministrinë e Mjedisit dhe jo në momentin kur ka dorëzuar letrën e interesit për propozimin e pakërkuar. Ai ka deklaruar se si shoqëria "Integrated Energy BV S.P.V" sh.p.k, ishte shpallur fituese e koncesionit të inceneratorit të Tiranës, shtetasi Mirel Mërtiri i ka paraqitur të gjithë projektin e skicuar në letër, ndër të tjera ishte edhe impianti i riciklimit të mbetjeve, një teknologji shumë e përparuar. Ai deklaron se në dijeninë e tij shtetasi Klodian Zoto ishte pronari i shoqërisë Concesionare "Integrated Energy BV S.P.V." sh.p.k.’- tha deklaruar Bezhani para hetuesve.

Ndërkohë SPAK thotë se Bezhani gjatë kësaj kohe ka qenë Këshilltar i jashtëm i Ministrit të Mjedisit dhe rezulton se Alqi Bllako, nën cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, i ka kërkuar /propozuar shtetasit Klodian Zoto dhënien e përfitimit të parregullt për Vladimir Bezhani, gjatë kohës që ky i fundit ishte Këshilltar i jashtëm i Ministrit të Mjedisit, duke e punësuar atë fiktivisht

Shtetasi Vladimir Bezhani ka marrë përfitimin e parregullt në sajë të pagës së dhënë nga shoqëria e shtetasit Klodian Zoto, në shumën prej 7,520,000 (shtatë milion e pesëqind e njëzet mijë) lekë informoi SPAK

Ora 14:31
Inceneratori i Tiranës, Report Tv siguron dosjen: Klodian Zoto dinte procedurat para se të shpallej koncesioni, zbulohet emaili nga Ministria e Mjedisit

Report TV siguron dosjen e vendimit të gjyqtares së GJKKO-së, Irena Gjoka, lidhur me masat e sigurisë për 15 personat në hetim për ndërtimin e landfillit, inceneratori dhe rehabilitimi i vend depozitimeve ekzistuese, Tiranë”. Nga dosja e SPAK zbulohet se Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri kanë qenë në dijeni të procedurave përpara se të shpallej procedura e dhënies së koncesionit.

Në dosjen e siguruar nga gazetarja Keti Banushi, zbulohet se Klodian Zoto, aksioneri i shoqërisë “Integrated Technology Services” sh.p.k e dinte një ditë para përgjigjen që Ministria e Mjedisit do i kthente bashkisë së Tiranës sipas të cilës bihej dakord me fillimin e vijimin e procedurës dhe propozon ngritjen e grupeve të përbashkëta të punës.

Për këtë ka ndihmuar Vladimir Bezhani i cili gjatë kohës ishte Këshilltar i jashtëm i Ministrit të Mjedisit.

SPAK ka zbuluar emailin e datës 2 mars 2016. Ndërkohë një ditë më pas, më 3 mars 2016 ministria e Mjedisit konfirmon bashkisë vijimin e procedurës dhe propozon ngritjen e grupeve të përbashkëta të punës.

Po ashtu një muaj para, më 19 shkurt 2016 po përmes adresës elektronike Klodian Zoto ka qenë në dijeni të Masterplanit të Menaxhimit të Mbetjeve për qytetin e Tiranës hartuar nga ekspertët e Agjencisë Japoneze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar/Japan dhe që vlerësonte zgjerimin e landfillit.

Masterplani do të ishte ndihmë për të hartuar studimin e fizibilitetit përfundimtar, ku dhe sipas SPAK kanë rritur fiktivisht tarifën e depozitimit të mbetjeve nga Njësitë e Qeverisjeve Vendore, 29 Euro/ton.

"Pershendetje Klodi,

Po te dergoj Master Planin per Menaxhimin e Mbetjeve te Ngurta Urbane te Tiranes, hartuar nga JICA (Japonezet). Eshte nje material teper i plote, qe do te na sherbej edhe per studimin e fizibilitetit perfundimtar, pavaresisht opsionit qe do te perzgjidhet. Kalofsh nje fund jave te kendshme me familjen.

Ladi" shkruhet në faqen 4 të dosjes.

Rezulon se Vladimir Bezhani deri më 7 nëntor 2014 kur ka dalë në pension ka mbajtur postin e përgjegjësit të sektorit të Menaxhimit të Mbetjeve, në Drejtorinë e Mbrojtjes së Mjedisit. Detyra e tij ishte hartimi i politikave të menaxhimit të mbetjeve, si strategjia kombëtare e mjedisit, hartimin e legjislacionit në fushën e mbetjeve, dhe ndjekjen e projekteve në fushën e mbetjeve të financuara si nga buxheti i shtetit, ashtu edhe organizatat e huaja.

Sipas SPAK Vladimir Bezhani i cili në atë kohë ka shërbyer si Këshilltar i Jashtëm i Ministrit të Mjedisit në lidhje me procedurën e dhënies së koncesionit, ka qenë ura lidhëse për të siguruar nga Autoriteti Kontraktor dokumentacionin e kërkuar në lidhje me procedurën e dhënies së koncesionit, me qëllim vënien më pas të këtij dokumentacioni në dispozicion të shtetasit Klodian Zoto, që ka shërbyer për të plotësuar dokumentacionin e nevojshëm dhe për t’u shpallur fitues shoqëria propozuese “Integrated Energy BV”. Për këtë Bezhani figuronte në listpagesën në shoqërinë  “Integrated Technology Services” sh.p.k. 

SPAK thotë se në këmbim të këtij favorizimi gjatë procedurës së dhënies së koncesionit Bezhani ka marrë 7,520,000 (shtatë milion e pesëqind e njëzet mijë) lekë.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Albi: 11/12/2023 04:40

    Sa shume po kujdeset partia per te shmangur nga publiku Zenin e Rames, Veline duke vene fokusin ke hajdutet me te cilet bleu LSIne. Per shtate vjet Rama minoi Prokurorine per Krime te Renda vetem e vetem te shpetonte nga hetimet antikorrupsion. Tani duket ka gjetur karar me prokurorine e tij. Qe kap e plas mren kedo por jo ke rrethi i tij i byrose politike.

    Përgjigju
  • Iris: 10/12/2023 01:41

    Te kujton pak ate shkresen me mbishkrimin /Per Shkelzenin/,per ceshtjen /Gerdeci/.Keshtu dhe po behet nami me tenderat e koncesionet,imagjinoni tani sikur te kishim burse si Wallstreet,cfare mund te behej me /insider trading/!

    Përgjigju
  • Loku: 09/12/2023 18:42

    Shkeljet ligjore e abuzimet ku janë? Çfar rendesie ka iken e erdhen shkresat dhe personat që i derguan.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shpërthimi fatal për babë e bir në Lushnje, a keni siguri në vendin tuaj të punës?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Fiksimi për teorinë e shumatoreve të patericave në opozitë

Ylli Pata: Fiksimi për teorinë e shumatoreve të patericave në opozitë