Inceneratori i Tiranës, Report Tv siguron dosjen: Klodian Zoto dinte procedurat para se të shpallej koncesioni, zbulohet emaili nga Ministria e Mjedisit

Inceneratori i Tiranës, Report Tv siguron dosjen: Klodian Zoto dinte procedurat para se të shpallej koncesioni, zbulohet emaili nga Ministria e Mjedisit

Report TV siguron dosjen e vendimit të gjyqtares së GJKKO-së, Irena Gjoka, lidhur me masat e sigurisë për 15 personat në hetim për ndërtimin e landfillit, inceneratori dhe rehabilitimi i vend depozitimeve ekzistuese, Tiranë”. Nga dosja e SPAK zbulohet se Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri kanë qenë në dijeni të procedurave përpara se të shpallej procedura e dhënies së koncesionit.

Në dosjen e siguruar nga gazetarja Keti Banushi, zbulohet se Klodian Zoto, aksioneri i shoqërisë “Integrated Technology Services” sh.p.k e dinte një ditë para përgjigjen që Ministria e Mjedisit do i kthente bashkisë së Tiranës sipas të cilës bihej dakord me fillimin e vijimin e procedurës dhe propozon ngritjen e grupeve të përbashkëta të punës.

Për këtë ka ndihmuar Vladimir Bezhani i cili gjatë kohës ishte Këshilltar i jashtëm i Ministrit të Mjedisit.

SPAK ka zbuluar emailin e datës 2 mars 2016. Ndërkohë një ditë më pas, më 3 mars 2016 ministria e Mjedisit konfirmon bashkisë vijimin e procedurës dhe propozon ngritjen e grupeve të përbashkëta të punës.

Po ashtu një muaj para, më 19 shkurt 2016 po përmes adresës elektronike Klodian Zoto ka qenë në dijeni të Masterplanit të Menaxhimit të Mbetjeve për qytetin e Tiranës hartuar nga ekspertët e Agjencisë Japoneze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar/Japan dhe që vlerësonte zgjerimin e landfillit.

Masterplani do të ishte ndihmë për të hartuar studimin e fizibilitetit përfundimtar, ku dhe sipas SPAK kanë rritur fiktivisht tarifën e depozitimit të mbetjeve nga Njësitë e Qeverisjeve Vendore, 29 Euro/ton.

"Pershendetje Klodi,

Po te dergoj Master Planin per Menaxhimin e Mbetjeve te Ngurta Urbane te Tiranes, hartuar nga JICA (Japonezet). Eshte nje material teper i plote, qe do te na sherbej edhe per studimin e fizibilitetit perfundimtar, pavaresisht opsionit qe do te perzgjidhet. Kalofsh nje fund jave te kendshme me familjen.

Ladi" shkruhet në faqen 4 të dosjes.

Rezulon se Vladimir Bezhani deri më 7 nëntor 2014 kur ka dalë në pension ka mbajtur postin e përgjegjësit të sektorit të Menaxhimit të Mbetjeve, në Drejtorinë e Mbrojtjes së Mjedisit. Detyra e tij ishte hartimi i politikave të menaxhimit të mbetjeve, si strategjia kombëtare e mjedisit, hartimin e legjislacionit në fushën e mbetjeve, dhe ndjekjen e projekteve në fushën e mbetjeve të financuara si nga buxheti i shtetit, ashtu edhe organizatat e huaja.

Sipas SPAK Vladimir Bezhani i cili në atë kohë ka shërbyer si Këshilltar i Jashtëm i Ministrit të Mjedisit në lidhje me procedurën e dhënies së koncesionit, ka qenë ura lidhëse për të siguruar nga Autoriteti Kontraktor dokumentacionin e kërkuar në lidhje me procedurën e dhënies së koncesionit, me qëllim vënien më pas të këtij dokumentacioni në dispozicion të shtetasit Klodian Zoto, që ka shërbyer për të plotësuar dokumentacionin e nevojshëm dhe për t’u shpallur fitues shoqëria propozuese “Integrated Energy BV”. Për këtë Bezhani figuronte në listpagesën në shoqërinë  “Integrated Technology Services” sh.p.k. 

SPAK thotë se në këmbim të këtij favorizimi gjatë procedurës së dhënies së koncesionit Bezhani ka marrë 7,520,000 (shtatë milion e pesëqind e njëzet mijë) lekë.


Lajmi kryesor:

Inceneratori i Tiranës, Report Tv siguron dosjen! Zoto dinte 'sekretet' para shpalljes së koncesionit! Këshilltari i Kokës e informonte me email! Njihte komisionin pa u zgjedhur


S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve