Inceneratorët/ Tabaku paraqitet në Prokurori: SPAK-un të lëvizë aty ku ka pushtet! U thirra në cilësinë e kallëzueses, shumë shpejt do kemi të reja (VIDEO)

TIRANË- Jorida Tabaku, deputete e Partisë Demokratike dhe kryetare e Komisionit të Posaçëm që u ngrit për inceneratorët, është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në Prokurorinë Speciale (SPAK).

Pas gati 3 orësh në SPAK, ajo tha se është thirrur në cilësinë e kallëzuese për Inceneratorët e Tiranës dhe Fierit. Tabaku theksoi se ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me prokurorët e SPAK në lidhje me ecurinë e hetimeve ndërsa shtoi se shumë shpejt do të ketë fakte të reja.

"Kam denoncuar aferën e inceneratorëve Kemi sjellë tre kallëzime për të Tiranës. Elbasanit dhe Fierit. Më pas në komisionin hetimor sollëm 9 kallëzime të tjera. Janë 50 të akuzuar nga ky komisioni dhe 120 faqe raport total dhe fakte që ia kemi vënë në dispozicion SPAK. Isha për Fierin dhe Tiranën.

Informova për gjetjen e Komisionit Hetimor dhe sqarime për faktet që kemi paraqitur që lidheshin me dëshmitë dhe materialet që kemi mbledhur gjatë punës. Besoj që nuk e kam informuar media. Kam qenë në komunikim të vazhdueshëm me SPAK duke kërkuar informacion në lidhje me fazën e hetimeve. Shumë shpejtë do kemi të reja”, deklaroi Tabaku.

Tabaku foli dhe për personat e akuzuar, teksa shtoi se nuk bën pjesë në grupin e personave që anatemojnë punën e SPAK, por i bën thirrje që të :shkoj drejt njerëzve me pushtet”.

“Sipas kodit të procedurës grupi i strukturuar kriminal është më shumë se 5 persona që kanë kryer disa vepra penale. Personat që kemi akuzuar janë ministrat GJiknuri, ministri Ahmetaj, z. Agaçi, kryetari i Bashkisë së Tiranë, të Fierit, kryetarja e bashkisë Durrës, Alqi Bllako dhe zyrtarë të nivelit të dytë, të tretë. Janë 60 persona të akuzuar në skemën e inceneratorëve. Ne kemi përfshirë kryeministrin e Shqipërisë si personi që duhet të kishte dijeni për këtë grup dhe përgjegjësi kryesor për ne është qeveria shqiptare dhe të gjithë ata që janë përfshirë në vendimmarrje. Dua ta inkurajoj SPAK-un që të lëvizë aty ku ka pushtet. Dua ta inkurajoj të vazhdojë punën e tij”, deklaroi ajo

Më herët, në SPAK ka qenë dhe ish-kryetarja e LSI Monika Kryemadhi dhe Gazment Bardhin, të dy në cilësinë e kallëzuesve.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla