VAU I DEJES - Një incident elektoral është shënuar sot në Vaun e Dejës ku një inspektor i policisë ka qëlluar me armë vëllain e kandidatit të djathtë Zef Hila, Fred Hila.
Gjergj Todani është efektivi i policisë i cili ka qëlluar me armë në ajër.
Zef Hila është kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Vaut të Dejës.
Ngjarja ka ndodhur para një ore ndërsa ende nuk dihen motivet e këtij konflikti.
Sipas të dhënave paraprake ngjarja ka ndodhur pas një debati me fjalë mes inspektorit të policisë dhe vëllait të kandidatit Hila.

Reagon PD: Dënojmë aktin, prokuroria të nisë hetimet
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Partisë Demokratike e cila ka shprehur shqetësimin lidhur me këtë situatë dhe ka kërkuar nga Prokuroria që kjo e fundit të nisë hetimet për zbardhjen e çështjes.
"Partia Demokratike shpreh shqetësimin e thellë për ngjarjen e sotme në Vaun e Dejës kur një efektiv i policisë hapi zjarr me armën e shërbimit kundër vëllait të kandidatit të Partisë Demokratike në bashkinë e Vaut të Dejës. Duke dënuar me forcë këtë akt, Partia Demokratike i bën thirrje prokurorisë të marrë të gjitha masat për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë dhe vënien e autorit para drejtësisë."
Vijon...
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO