Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, reagoi pas incidentit të ndodhur sot pasdite në Vaun e Dejës, gjatë një takimi elektoral të kandidatit të opozitës për Bashkinë e Vaut të Dejës, Zef Hila.
Sipas të dhënave paraprake mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një debati me fjalë mes një inspektori të policisë dhe vëllait të kandidatit demokrat, Zef Hila.
Sikurse raportoi për mediat, zëdhënësi i kandidatit Hila, pas këtij debati, punonjësi i policisë ka shtënë në ajër me pistoletë.
Lidhur me këtë, Kryeparlamentari Meta kërkon që organet kompetente të hetojnë pretendimet dhe të zbardhet e vërteta. "Dënojmë çdo incident e konfrontim.Jo presioneve", ka deklaruar Meta.
vijon.../atsh/
/Shqiptarja.com