Incidenti, Bushati i kundërpërgjigjet
Nishanit: Zhiti diplomat i talentua

Incidenti, Bushati i kundërpërgjigjet<br />Nishanit: Zhiti diplomat i talentua
Miqësisë së dikurshme si përfaqësues të lartë në nivel ministrit të së njëjtës familje politike, mes Bujar Nishanit dhe Visar Zhitit, duket se nuk i ka ngelur më asgjë. Kur Bujar Nishani tashmë në detyrën e presidentit, refuzoi dekretimin e tij si ambasador i vendit tonë në Selinë e Shenjtë në Vatikan, ajo që u tha publikisht ishte se Presidenti, nuk kishte asnjë rezervë për kandidaturën, por nuk mund të pranonte procedurën e ndjekur nga qeveria. Ish-ministrin demokrat, Visar Zhiti nuk e dekretoi kurrë si ambasador. Por në këtë ngërç, në mungesë të një përfaqësuesi zyrtar në Vatikan, qeveria e dërgoi atë si të Ngarkuar me Punë në Vatikan, si grada më e lartë e përfaqësimit pas ambasadorit. Duket se ky tejkalim që qeveria i bëri, i ka ngelur Nishanit si një inat i pa kapërcyer jo vetëm personal por edhe institucional.

Aq i fortë ky inat i Presidentit, saqë ditën e enjte anuloi një takim të programuar me ambasadorët tanë në botë, në momentin e fundit, pa asnjë argument. Argumenti i vërtetë qe sepse në tryezë do të ishte dhe përfaqësuesi ynë më i lartë ën Vatikan, Visar Zhiti. Por, dje gjatë ditës së fundit të Konferencës së Ambasadorëve Ministri Bushati bëri një nënvizim të veçantë për diplomatët që punojnë në promovimin e vendit. Ai u ndal në mënyrë të veçantë në rolin dhe kontributin e Visar Zhitit si një diplomat i talentuar por edhe si një letrat i shquar, për të cilën vetë Ministri Bushati u ndje mëse i vlerësuar gjatë vizitës së tij në Vatikan dhe fjalëve të drejtuesve më të lartë të Vatikanit për Zhitin. “Kam qenë jashtëzakonisht i emocionuar gjatë vizitës në Vatikan kur në çdo takim kam dëgjuar fjalët më të ngrohta dhe më të arrira për përfaqësimin tonë në Selinë e Shenjtë dhe për kontributin e Visarit jo thjesht si diplomat, por si një njeri të letrave”, ka thënë Bushati. Deklarata e Bushatit në mbështetje të Zhitit duket se vjen jo rastësisht pas rastit të paprecedentë të ndodhur dje në Presidencë, ku Nishani në minutat e fundit anuloi takimin me ambasadorët. Në këtë mënyrë, Visar Zhiti është kthyer sërish në qendër të përplasjeve mes Presidencës dhe Qeverisë.

Një ditë pasi presidenti anuloi në mënyrë të paprecedentë takimin me ambasadorët, ku mendohet se shkaku kryesor ka qene prezenca në sallë e Visar Zhitit, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati zgjodhi pikërisht atë për të treguar shembullin e diplomatit që punon për promovimin e vendit. Presidenti Bujar Nishani për arsye qe ende nuk dihen zyrtarisht ka vendosur të shmangë takimin me ambasadorët shqiptarët nëpër botë. Këta të fundit pas takimit që zhvilluan me kryeministrin Edi Rama dhe kryeparlamentarin Ilir Meta, sipas axhendës iu drejtuan Presidencës ku duhej t'i priste Bujar Nishani. Në fakt, kreu i shtetit kishte qenë në një takim por me ish-ambasadorin Neritan Ceka dhe të tjerë diplomatë të liruar nga detyra nga Ministria e Jashtme. Në momentin që ministri, zv/ministrat dhe i ngarkuari me Punë në Vatikan, Visar Zhiti kaluan oborrin e pasmë të Presidencës, u lejuan të shkonin tek dera ku i priste Drejtori i Kabinetit, Olsi Lase për t'i njoftuar se takimi anulohej. Motivi: "Presidentit i kishte dalë një punë". Më pas ai u ka kërkuar ambasadorëve që të largohen nga ambientet e Presidencës. 


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati ndaj kushëririt të Inez Hajrullës, i riu dërgohet te Trauma! U qëlluan 30 plumba ndaj tij, kontrolle në disa banesa në Vlorë (VIDEO)

Atentati ndaj kushëririt të Inez Hajrullës, i riu dërgohet te Trauma! U qëlluan 30 plumba ndaj tij, kontrolle në disa banesa në Vlorë (VIDEO)