Paskal Milo tek ‘5 pyetjet’: Vrasja e ekstremistit grek mund të ishte shmangur

TIRANË- Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, i ftuar në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo”, ka folur mbi ngjarjen e Bularatit, ku një ekstremist grek u vra pas një shkëmbimi zjarri me forcat RENEA.

Milo në fjalën e tij, u shpreh se kjo ngjarje mund të ishte shmangur me disa persona që mund të kishin negociuar me 35-vjeçarin Kaçifas.

Është një hipotezë. Nëse djali mund të kishte dy këshilltarë që të kishin negociuar besoj se po. Megjithatë unë nuk jam ekspert. Por sërish besoj se nëse forcat tona të provokuara të mund ta mbanin rrethimin për një kohë më të gjatë, Kaçifas mund të mos ishte vrarë.

Paskal Milo, ish-ministër i Jashtëm

Më tej,  ish-ministrit Milo nuk nguroi që të akuzonte opozitën greke dhe sidomos partinë “Agimi i Artë” se kishin përfituar nga situata për të përfituar disa vota më shumë në zgjedhjet e ardhshme në Greqi.

Më 8 nëntor, në fshatin Bularat të Gjirokastrës, iu dha lamtumira e fundit ekstremistit grek, Konstandinos Kacifas, i cili u vra nga forcat RENEA pas një shkëmbimi zjarresh më 28 tetor. 35-vjeçari u përcoll drejt banesës së fundit  i veshur me rroba ushtarake, ndërsa kortezhi mortor u parapri nga një flamur gjigand i vendosur në qendër të fshatit dhe u shoqërua me thirrje: "Kaçifas, je i pavdekshëm"!

INTERVISTA E PLOTË:

Çfarë e shkaktoi incidentin e Bularatit?

Une e kam ndjekur si të gjithë shqiptarët. Nuk ka pasur asgjë të parapërgatitur. E përjashtoj idenë e skenarëve dhe konspiracioneve. Ngjarjen e Bularatit ose veprimet e atij djali që fatkeqësisht humbi jetën mund ta kenë shfrytëzuar qarqe të ndryshme politike. Në këtë atmosferë që u krijua atje është shumë e lehtë që njeriu të binte në nacionalizëm për fat të keq.

Funeralin e ndoqa kalimthi. Ngjarja vetë ishte një incident që me pak kujdes mund të shmangej. Ngjarja e tij u keqshfrytëzua. Nuk ka pasur skenar në mënyrën e veprimit të atij djalit. Por në varrim po. Ishin qarqet ekstremiste ato që përfituan. Në varrimin e tij nuk kishte vend për shfaqje të tilla. Përkundrazi u tregua një egërsi nacionaliste.

Thuhet që terroristet e njërës palë janë heronj të palës tjetër, a është ky rasti?

Jo, gjithmonë. Në Kuvend u mbajt një minutë heshtje. Rregullorja nuk e parashikon por ka patur një debat të brendshëm. Kjo ndodhi që partitë të mos humbasin vota në emër të nacionalizmit. Megjithatë dua të bëj një dallim mes qeverisë greke dhe opozitës. Janë shumë larg njëra-tjetrës. Qeveria mbajti një qëndrim korrekt. Qeveria e quajti rastin një incident. Ndërsa opozita, në veçanti Agimi i Artë e shfryëzoi ngjarjen edhe për vota. Qarqet ekstremiste synojnë të rriten nga fatkeqsitë e të tjerëve.

The që vrasja mund të ishte shmangur...

Është një hipotezë. Nëse djali mund të kishte dy këshilltarë që të kishin negociuar besoj se po. Megjithatë unë nuk jam ekspert. Nëse forcat tona të provokuara të mund ta mbanin rrethimin për një kohë më të gjatë.

Po deklarata e ish-ministrit të Jashtëm grek, Theodhoros Pangalos, i cili tha se kudo vritesh nëse i drejton armën policisë?

Patjetër. Ky është një rregull bazë. Jemi në një marrëdhënie që tensionohet nga hiçi. Ka shumë raste të tilla.

A mund të kthehet varreza e ushtarëve grekë në një burim të përhershëm tensioni?

Nëse do të lejohen ngjarje të tilla edhe mund të ndodhë. Ky proces duhet të administrohet në mënyrë të kujdesshme.

Si e gjykoni reagimin e parë të dy qeverive menjëherë pas vrasjes? 

Nga pala shqiptare ishte shumë korrekte. Deklaratat ishin me tone të ulta dhe korrekte. Edhe nga ana e qeverisë greke ishin deklarata me tone korrekte. Kërkonte sqarime por shprehte qartë që ky incident nuk duhet të pengonte në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Për 5 vjet keni qënë Ministër i Jashtëm, kur është marrë vendimi për ndërtimin e varrezave të ushtarëve grekë?

Na është kërkuar kthimi i eshtrave po ashtu siç u bë edhe me italianët. Por pastaj qeveritë greke ndryshuan mendim nga viti 1970. Dhe të gjitha pastaj i qëndruan të njëjtit mendim. Pas vitit 1990 kanë kërkuar që të ndërtohen varrezat. Qeveritë shqiptare të kohës nuk e kemi dhënë vijën. Ose e kemi lënë në heshtje ose e kemi marrë shënim. Kjo çështje u rihap në 2005 në kohën e qeverisë Berisha.

Përse e refuzuat ju?

E refuzuam si vijimësi që mund të ngrinte probleme mes dy vendeve.

A është kjo një lloj vije imagjinare e Vorio Epirit?

Jo nuk ka qënë kjo pse e kemi refuzuar. Ushtria greke duke e ndjekur atë italiane dhe fronti i luftimeve u vendos në Tepelenë-Këlcyrë-Përmet. Aty ku është edhe kodra 721. Më pas kalonte dilte në Pogradec dhe në rrethinat e Korçës. Aty mund të jenë vrarë 10000 mijë ushtarë grekë të vrarë në tokën shqiptare.

Cila ka qënë kërkesa, një apo më shumë varreza?

Nuk kemi hyre fare në detaje. Është shtruar çështja dhe kaq.

Si ka lindur Vorio Epiri, dhe çfarë përmban protokolli i Korfuzit?

Koncepti politik ka lindur në prag të luftës së parë balkanike. Atëherë shqipëria ishte pjesë e perandorisë osmane. Lufta Balkanike ishte përpjekje për të hequr Perandorinë Osmane nga Balkani. Greqia u bë pjesë e Aleancës Balkanike për të marrë disa territore: Epirin (nga Arta) dhe Epirin që shtrihet deri në Shqipërinë e Jugut. E identifikonin grek.

Despotati i Epirit, ka qënë vetëm grek?

Ka qënë një njësi shumë-etnike por baza kanë qënë shqiptarët dhe grekët. Por në atë kohë nuk kishte vija ndarëve etnish.

Është hapësire helene apo...?

Nuk ekzistonte etnia atëherë. Kjo është veçoria e atëhershmë. Despotati nuk e kishte problem të qeveriste mbi etni të ndryshme. Mbretërit e kishin për nder që të martoheshin me etni të tjera. Nuk kishin paragjykime të tilla etnike. Ka qënë bashkëjetesë paqësore.

Protokolli i Korfuzit?

Kur Fuqitë e Mëdha vendosën të ndalonin Luftën e Parë Balkanike dhanë urdhër të tërheqin ushtrinë nga Shqipëria e jugut. Ato po bëheshin gati për Konferencën e Londrës. Ushtria greke nuk u tërhoq,vetëm kur do të vinte Princ Vidi bënë një manovër. U tërhoqën formalisht por lanë ushtarët të veshur si civila. Krijuan një shtet brenda shtetit.

A do ndikojë ngjarja e Bularatit në negociata?

Unë e kam njohur paketën e negociatave. Mund të them se ajo paketë ka qënë dhe mbetet delikate. Kjo për shkak se problemet lidhen me njëra-tjetrën. Tek kufiri i detit është thembra e Akilit. Ata që dalin dhe thonë që i dinë, thjesht spekulojnë. I di vetëm kryeministri, presidenti dhe ministri i Punëve të Jashtme. Ka padyshim mendime të kundërta brenda grupit negociator. Aty mund të ketë keqinterpretime se si mund të merret pika e nisjes.

A nuk do të ishte më mirë të shkohej në arbitrazh?

Është i njohur dhe patjetër që do të jepte një zgjidhej që do të ishte e detyrueshme për ta pranuar. Të dyja palët duhet të pranojnë verdiktin. Marrëveshja për detin mund të gjykohej atje, por jo edhe katër të tjerat sepse duhet nga një albitër. Pastaj këto janë të kondicionuara me njëra-tjetrën. Nëse nuk do të jetë në formën e paketës palët do të bunkerizonen dhe nuk do të lëvizin prej andej.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën