Incidenti me Ilir Rusmalin
lirohen dy ish të përndjekurit

Incidenti me Ilir Rusmalin<br />lirohen dy ish të përndjekurit
TIRANE- Lirohen nga qelia dy ish të përndjekurit të cilët u përfshinë në incidentin me deputetin Ilir Rusmalin javën e kaluar para parlamentit. Lirak Bejko u arrestua më 16 shkurt 2012, pasi qëlloi me grusht Rusmalin, ndërsa Gjergj Ndreca u prangos pasi kundërshtoi dhe u përplas me forcat e policisë, të cilat po arrestonin Bejkon.

Vendimi është marrë nga gjyqtari i gatshëm për masat e sigurisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në kryeqytet, Kreshnik Omari, me kërkesë të përfaqësuesit të akuzës.

Prokurori i çështjes Ervin Karanxha, kërkoi lirimin e menjëhershëm nga qelia e dy ish-të përndjekurve politik. Ndaj dy ish-të përndjekurve, prokuroria ngriti dyshimin për konsumimin e elementëve të veprës penale të “goditjes për shkak të detyrës” dhe “Kundërshtimit të punonjësit të policisë”.

Por, sipas pretendimeve të djeshme të ngritura në seancë gjyqësore, kjo vepër penale nuk mund të qëndrojë, pasi ndaj dy ish-të përndjekurve nuk ka një kallëzim penal apo ankim nga vetë i dëmtuari Rusmali. Mungesa e këtyre dy veprimeve procedurale, kanë bërë që prokuroria të kërkojë lirimin nga qelia e dy ish-të përndjekurve politike deri në sqarimin e rrethanave të ngjarjes. “Në rastet kur një person akuzohet për “goditje për shkak të detyrës”, atëherë në dosjen hetimore duhet patjetër të jetë i administruar kallëzimi penal i të dëmtuarit (apo ankimi) dhe raporti i ekspertëve të Mjekësisë Ligjore të cilët konstatojnë dëmtimet e marra nga goditja. Në rastin konkret, në dosjen që ka referuar policia, asnjëra nga këto dy veprimet hetimore nuk ndodhen në dosje. Kështu që ende nuk dihet se: si dhe me çfarë e ka goditur shtetasi Lirak Bejko deputetin e PD-së Rusmali, ku e ka goditur, çfarë dëmtimesh i ka shkaktuar kjo goditje e pyetje të tjera që duhet t’i përgjigjen ekspertët e Mjekësisë Ligjore”-, thuhet në pretendimet e ngritur dje në seancën gjyqësore, nga prokurori, mbrojtja, vetë të dyshuarit dhe gjyqtari i masave” shkruan sot gazeta Shekulli.

Gjykata caktoi masën e sigurisë “detyrim për paraqitjeje” pranë institucionit të Prokurorisë. Vetë Rusmali, nuk është paraqitur në polici apo prokurori për të bërë kallëzim penal ndaj dy ish-të përndjekurve politik dhe as nuk është paraqitur pranë ekspertëve të Mjekësisë Ligjore, për të vlerësuar dëmtimet e marra nga grushtet e shtetasit Bejko. Sipas prokurorisë që relatoi në seancën gjyqësore, gjatë ditëve në vijim, do të sqarohet pozicioni i secilit nga të dyshuarit dhe rrethanat e ngjarjes, pasi deri më tani në dosje ndodhet vetëm relacioni i policisë për arrestimin në flagrancë të dy të dyshuarve. Nëse në ditët në vijim vetë deputeti i PD-së Rusmali, viktima e kësaj dhune, nuk paraqitet për të bërë kallëzimin penal, dy ish-të përndjekurit mund të lirohen edhe nga akuza dhe ndaj tyre të pushohet çështja penale.

NGJARJA
Paraditen e datës 16 Shkurt 2012, aty rreth orës 10:30 minuta në rrugën “Xhorxh Bush”, konkretisht në kryqëzimin mes selisë së ish-të përndjekurve politike dhe Parlamentit, shtetasi Lirak Bejko goditi me gusht shtetasin Ilir Rusmali me detyrë deputet i Partisë Demokratike. Rrahja ka ndodhi, në momentin kur një grup ish-të përndjekur politik po kryenin homazhe mortore pranë arkivolit të shtetasit Grigor Zaharisë, një ish i përndjekur, i cili prej 20 ditësh kishte mbetur në morgun e Tiranës pasi nuk kishte të afërm për ta varrosur. Në këtë kohë, aty pranë rrugicës së Parlamentit po kalonin deputetet e PD-së, Fatos Hoxha dhe Ilir Rusmali. Sapo Bejko ka parë Rusmalin ka vrapuar në drejtim të tij dhe e ka qëlluar me grusht. Në këto momente, kanë ndërhyrë efektivët e policisë duke e arrestuar. Në ndihmë të shokut të tij ka shkuar edhe ish-i përndjekuri tjetër Gjergj Ndreca, i cili edhe ai është arrestuar. Arsyeja pse Rusmali ishte zgjedhur nga i përndjekuri Bejko për të qëlluar me grusht, ishte fakti se i ati i tij Çajup Rusmali ka qenë anëtarë i strukturave kryesore të PPSH-së në kohën e komunizmit.
( ne foto Gjergj Ndreca, nje nga 2 te arrestuarit)
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari