Çështja nëse vendi ynë do të ketë zgjedhje më 30 Qershor ose jo, po vijon të jetë nga temat e debateve të përditshme politike. Por, me sa duket, rastet kur përfaqësues të së djathtës do të bëjnë çmos për të krijuar tensione në mos zhvillimin e zgjedhjeve, duket se sapo kanë nisur. Një ditë më parë, Pallatit të Kulturës në Rrogozhinë, njëherazi edhe KZAZ numër 43 në këtë zonë, i është ndërruar brava e derës.
Report Tv mëson se i pari që është paraqitur pranë uniformave blu ka qenë Skënder Dedei, i cili mban postin e sekretarit të kësaj KZAZ-je dhe është pro zhvillimit të zgjedhjeve. Dedei ka pretenduar se mesditën e së mërkurës, Shpendi Dema ka ndërruar fishekun e derës së Pallatit të Kulturës, me kërkesë të kryebashkiakut të këtij rrethi, raporton gazetarja e Report Tv, Xhensila Kodra.
Menjëherë pas kësaj, policia dhe prokuroria e Kavajës nisi hetimet për rastin në fjalë. Burime pranë këtyre dy institucioneve, pohuan për Report Tv se pas verifikimeve rezultoi se listat zgjedhore të ndodhura brenda godinës nuk ishin dëmtuar, dhe se personat që kanë ndërruar fishekun e derës kanë qenë punonjës të cilët do të bënin rikonstruksion në një nga ambientet e Pallatit të Kulturës. Gjithsesi, hetimet e mëtejshme do të jenë ato që do të saktësojnë situatën e krijuar në prag të mbajtjes së zgjedhjeve.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?
-
Po
53.6%
-
Jo
40.4%
-
Nuk e di
5.9%
Vota total: 7849
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Fermerët e Rrogozhinës bllokojnë rrugën me autokombanja: Tregun e “mbyt” gruri serb, prodhimi vendas me 20 lek/kg. Të ndërhyjë Ministria e Bujqësisë!
26 Qershor, 16:12
-
Korrupsion në zgjedhjet e 6 marsit 2022, nis gjyqi për Memollën! Kryebashkiaku i Rrogozhinës: Gati të përballem me drejtësinë
20 Qershor, 10:59
-
Zyrtare/ Egnatia firmos me Regi Lushkjan dhe mbrojtësin azer
10 Qershor, 21:04
-
Miqësorja e dytë për U-19/ Kosova mposht 2-5 Shqipërinë në 'Arena Egnatia'
8 Qershor, 19:57
-
Shqipëria U-19 mund Kosovën, vendos dopieta e Flavio Sulejmanit! Ahmataj debuton me fitore
6 Qershor, 21:09
-
Rrogozhinë/Kishin kthyer hotelin në ‘qendër’ prostitucioni, në pranga dy vëllezër
6 Qershor, 11:30
-
Fituan titullin kampion, Egnatia bën ndryshime në stadium
28 Maj, 19:34
-
Final 4/ Sezoni i shkëlqyer i Egnatias, Edlir Tetova: S'dua të kem pengje, objektiv është finalja
18 Maj, 11:05
-
Transferta me Dinamon, Edlir Tetova: Egnatia kërkon dy trofe, na rikthehen katër lojtarë
7 Maj, 09:50
-
I dehur në timon, arrestohet efektivi i policisë në Rrogozhinë
19 Prill, 21:45
-
Kavajë, goditi bashkëshorten me automjet në 2022, arrestohet 50-vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI)
19 Prill, 11:13
-
Përballja në Kupë, Edlir Tetova: E doja Vllazninë për të matur forcat
2 Prill, 19:08