Indi, leopardi hipën mbi
çati, terrorizohen banorët

INDI - Një leopard ka terrorizuar banorët e qytetit të Maharashtra në Indi. Kafsha ishte futur në një nga shtëpitë duke kërkuar për ushqim. Dhjetëra burra me shkopinj në duar u munduan t’a largonin sa më parë për të mos rrezikuar që të hante ata apo fëmijet e tyre.

Siç mund të shihet në video, leopardi del në tarracën e shtëpisë dhe i sulet burrave. Njëri prej tyre ishte shumë i ngadaltë dhe u kafshua në të pasme, por fatmirësisht shpëtoi vetëm me disa plagë të lehta.

Kafsha u largua menjherë duke u futur në një banesë tjetër. Departamenti i Pyjeve të Indisë arriti të kapë leopardin, të cilin vendosi t’a lejë të lirë në natyrë. Ngjarje të tilla janë të zakonshme në Indi për shkak të shpyllëzimit.

Kafshët detytohen të largohen nga habitati i tyre natyral dhe shpesh herë përfundojnë në zonat e banuara në kërkim të ushqimit.

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti