INDI - Dy gra indiane kanë punuar për 42 vjet në Karnataka, duke pastruar banjot e një instituti publik me një pagë mujore që nuk i është rritur asnjëherë prej 15 rubi (22 cent euro). Sot edhe pse në pension ato vazhdojnë të punojnë, pa zbatuar vendimin e gjykatave të shkallave të ndryshme, shkruan sot gazeta “The Hindu”.
Protagoniste të ngjarjes janë Akku e Leela, që për më shumë se katër dekada kanë pastruar 21 banjo të një instituti qeveritar për trajnimin e mësuesve në qytetin e Udupit. Për shumë vjet administrata e këtij instituti i ka siguruar dy grave një rritje të pagës, por që nuk erdhi asnjëherë dhe kur gratë u drejtuan në Gjykatën Administrative të Karnatakës për të kërkuar drejtësi, Departamenti i Arsimit të Shtetit ka pezulluar dhe pagën prej 15 rubi.
Në një konferencë për shtyp, Ravindranath Shanbhag, presidenti i Fondacionit për Mbrojtjen e të Drejtave Njerëzore në Udupi ka zbuluar rastin që bëri bujë.
"Pavarësisht vendimeve favorizuese të Gjykatës Administrative, Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Supreme, qeveria nuk e ka zbatuar ende vendimin. Si të mos mjaftonte Akku dhe Leela vazhdojnë të pastrojnë banjot si gjithmonë, pa marrë asnjë shpërblim”, theksoi Shanbhag.
Redaksia Online
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com