Një gjykatë në Indi liroi të 32 njerëzit e akuzuar për përfshirje në sulmin dhe prishjen e një xhamie, afro 30 vjet më parë.
Incidenti pati nxitur dhunën e myslimanëve, e cila pati lënë të vrarë rreth 2,000 njerëz.
Disa udhëheqës të partisë qeverisëse hinduse në Indi “Bharatiya Janata” kanë qenë në mesin e të akuzuarve, që u liruan të mërkurën.
Ata i kanë mohuar akuzat se i kanë nxitur turmat hinduse të shkatërrojnë xhaminë Babri të shekullit 16, në qytetin Ajodia, në dhjetor të vitit 1992.
Hindusët besojnë se xhamia është ndërtuar në vendin e lindjes së Perëndisë së tyre Ram.
Akuzat janë ngritur kundër 49 personave në vitin 1993, por 17 prej tyre tashmë kanë vdekur.
Tridhjetedy të akuzuarit e mbetur u shpallën të pafajshëm të mërkurën nga një gjykatë speciale, e cila konstatoi se prishja e xhamisë është bërë nga "elementë anti-shoqërorë" dhe se nuk ka prova se ajo ka qenë e paramenduar.
Gjykimi pritet të shtojë ndjenjën e pakënaqësisë dhe margjinalizimit në mesin e pakicës myslimane në Indi, e cila numëron rreth 200 milionë banorë.
Gjykimi vjen gati një vit pasi Gjykata e Lartë e Indisë u dha tokën e diskutueshme hindusëve - duke i dhënë fund betejës së gjatë ligjore mbi pronësinë e saj - ndërsa myslimanëve u dha një tokë tjetër në Ajodia për të ndërtuar xhaminë./REL
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.1%
-
Të gabuar
81.6%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 4046
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kryeministri indian Narendra Modi drejt Moskës për të balancuar afrimin Rusi-Kinë
7 Korrik, 22:41
-
Hapet pas 102 vitesh Xhamia Yeni në Selanik, besimtarët myslimanë falin namazin e parë
10 Prill, 10:08
-
India vendi mistik, që po futet fuqishëm në erën e globalizimit!
7 Prill, 22:28
-
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Në Shqipëri 600 xhami nga 880 janë jashtë kontrollit të KMSH, janë shfrytëzuar nga struktura iraniane
22 Shkurt, 17:42
-
Kukës/ Historia e orës shekullore në xhaminë e Borjes, në komunizëm familja Dokle e shpëtoi nga shkatërrimi
2 Shkurt, 16:53
-
VIDEO/ E pazakontë, tavani i avionit rrjedh ujë gjatë fluturimit
2 Dhjetor 2023, 14:14
-
Përurohet xhamia e rindërtuar në Kodër Han të Pukës, objekti 500-vjeçar i kultit mbledh myslimanë e të krishterë
6 Nëntor 2023, 17:46
-
India do të riemërtohet 'Bharat'? Qeveria mund të sjellë një rezolutë për ndryshimin e emrit zyrtar në seancën e posaçme të Kuvendit
6 Shtator 2023, 08:41
-
Nuk mjaftohen me zbulimet në Hënë, indianët do të nisin misionin e parë hapësinor drejt Diellit
31 Gusht 2023, 14:02
-
Elbasan, arrestohet hajduti i xhamive
20 Gusht 2023, 10:21
-
Të paktën 19 të vrarë pas shpërthimit në një xhami në Afganistan
8 Qershor 2023, 20:50
-
Protesta të ashpra në Kinë! Mijëra myslimanë sfidojnë autoritetet kineze në mbrojtje të xhamisë, pas vendimit për prishjen e saj
30 Maj 2023, 10:45