Qendra Kombëtare e Kinematografisë, ka çelur konkursin për filmat artistikë me metrazh të shkurtër, kategoria "Indipendent". Për të gjithë të interesuarit që do të aplikojnë, financimi për projektet konkuruese në këtë kategori do të jetë jo më shumë se 500 000 lekë.
Sipas QKK-së, projektet duhet të depozitohen konform përcaktimeve të bëra në Rregulloren e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë. Dokumentat dhe rregullat e paraqitjes së projekteve do t'i gjeni këtu:
- Projekti i paraqitur nga autorët.
- Projekti i paraqitur nga shtëpitë kinematografike.
Autorët që nuk do të kenë mundësi të paraqiten në konkurim me shtëpi filmike, do të paraqesin projektin brenda datës së mësipërme dhe duhet të përgatiten për seancën "pitching", që do të zhvillohet në ambientet e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë datë 13 Prill 2015, ora 10.00.
Projektet që do të arrijnë marrëveshje bashkëpunimi me produksionet do të depozitohen në QKK, jo më vonë se data 15 Prill 2015.
Sjellim në vëmendjen tuaj se për të konsideruar projektet në konkurim, duhet të plotësohen këto dy kushte:
- Shtëpia kinematografike të jetë rregjistruar në QKK për vitin 2015.
- Një shtëpi kinematografike mund të paraqesë për konkurim deri në dy projekte filmike.
Afati i fundit për paraqitjen e projekteve në QKK, do të jetë data 10 Prill 2015./atsh/