/ATSH-AFP/ - 12 persona humbën jetën pas një rrëshqitje toke si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm në ishullin Java, në Indonezi, njoftoi sot një zyrtar.
Rrëshqitjet e tokës ndodhën dje në rajonin Tegal Panjang në distriktin Sukabumi në perëndim të Javës pas shirave të rrëmbyeshëm", deklaroi zëdhënësi i Agjencisë së katastrofa natyrore, Sutopo Purwo Nugroho.
"Ne kemi gjetur 12 trupa", theksoi ai.
Rrëshqitjet e tokës dhe përmbytjet si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm janë të zakonshme gjatë sezonit të shirave.