Deputeti i PS Ervin Bushati është infektuar me COVID.

Lajmin e ka dhënë vetë ai përmes një postimi në rrjete sociale ku shkruan se është në ditën e katërt, ndërsa nuk ka dhënë më tej shpjegime mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Ajo që  bie në sy është fotoja domethënënëse që Bushati ka publikuar, ku takohet me njeriun e zemrës nga përtej xhamit.

“Dashuri në kohë Covidi. Duke numëruar ditët”, shkruan Bushati krah fotos.

Bushati është një tjetër politikan shqiptar është infektuar me koronavirus, pasi më herët e kanë kaluar këtë "sfidë" edhe disa deputetë të tjerë.