Infermierët, “ngelës” për higjienën
më mirë në komunikim dhe etikë
Rezultatet paraprake të testimit të infermierëve të dy materniteteve, Sanatoriumit, Spitalit të Traumës dhe Qendrës Spitalore Unversitare tregojnë se ata kanë njohuri të pakta në lidhje me higjenën dhe oksigjenimin ndaj pacientit dhe rezultojnë më mirë në komunkimim dhe etikë.
Rezultatet paraprake të testimit të infermierëve të dy materniteteve, Sanatoriumit, Spitalit të Traumës dhe Qendrës Spitalore Unversitare tregojnë se ata kanë njohuri të pakta në lidhje me higjenën dhe oksigjenimin ndaj pacientit dhe rezultojnë më mirë në komunkimim dhe etikë.
Zv/ministrja e Shëndetësisë, Milva Ekonomi, theksoi se ky vlerësim është bërë në bazë të një vlere mesatare të përcaktuar, ku infermierët e Sanatoriumit rezulojnë më mirë: “Vetëm 12 infermierë i dhanë përgjigje pyetjeve 35-pikëshe. Vlera më e lartë median është për infermierët që punojnë në “Shefqet Ndroqi”. Më pak përgjigje pozitive pati në lidhje me higjienën. Përgjigje të mira kanë marrë pyetjet që lidhen me etikën dhe me komunikimin”.
Në këtë fazë të parë të testimit për 5 spitalet universitare munguan disa infermierë të cilët do të testohen bashkë me ata të spitaleve rajonale.
“Kishim parashikuar që të merrnin pjesë 1437 infermierë, por morën pjesë 1270. Pra, pjesëmarrja ishte 88%. Spitali me pjesëmarrjen më të vogël ishte ai i “Koço Glozhenit”, me 64%. Por, ata që nuk kanë marrë pjesë do të testohen pas një muaji”, shpjegoi Ekonomi.
Fondi prej 542 pyetjesh i hartuar nga një komision i posaçëm u nda në teza që përmbanin 35 pyetje.Vetëm 12 infermierë i janë përgjigjur pozitivisht të 35 pyetjeve. Të gjitha vlerësimet do i shkojnë drejtuesve të spitaleve për t’i shpërndarë tek infermierët me zarfe.
Ndërkohë që do të jetë faza e dytë e testimit, ajo që lidhet me specialitetin ku punojnë, çka do të japë një pasqyrë të plotë lidhur me orientimin ku do të fokusohen programet e trainimit për infermierët.Testimi për infermierët e spitaleve rajonale dhe qendrave shëndetësore pritet të zhvillohet në javën e parë të shtatorit./ Top Channel
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Si ju duk protesta e opozitës?
-
Sukses
10.5%
-
Dështim
85%
-
Nuk e di
4.5%
Vota total: 401
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rikthim në normalitet/ Punonjësit e Bashkisë së Tiranës në terren për të pastruar atë çfarë la pas protesta e opozitës (VIDEO)
7 Tetor, 22:46
-
FOTOLAJM/ I maskuar dhe me molotov në dorë, ja militanti i Berishës që sulmoi Bashkinë e Tiranës
7 Tetor, 22:38
-
Erdogan vizitë zyrtare të enjten në Tiranë, do të inaugurojë xhaminë e Namazgjasë
7 Tetor, 22:36
-
'E paimagjinueshme në Europë që një parti kaq e madhe nuk njeh drejtësinë', Genc Burimi: Nuk është turp që opozita bën protesta të tilla
7 Tetor, 22:35
-
Spahiu: Jam i çuditur që protestuesit harruan Salianjin, dhe vetëm para gjykatës nuk demostruan
7 Tetor, 22:28
-
Lutfi Dervishi: Rezistencë civile apo partiake?
7 Tetor, 22:20
-
Ministri Hoxha: Protesta e opozitës e dhunshme, policia reagoi konform ligjit! 3 policë ende te Trauma
7 Tetor, 22:14
-
'Palaço, je tharë komplet', Muça dhe Burimi debatojnë në '5 Pyetjet': Nuk merrem me një injorant
7 Tetor, 22:14
-
'Më e kënaqur nga protesta sot është mazhoranca', Endri Shabani: Vëmendja zhvendoset nga përmbytja e Vlorës apo rritja çmimeve tek molotovët e Nokës
7 Tetor, 22:05
-
Protesta e dhunshme e Opozitës, Policia shoqëron 3 të dyshuarit e parë! Ministri Hoxha dhe kryepolici Proda shkojnë te Trauma, vizitojnë policët e plagosur (VIDEO)
7 Tetor, 22:02
-
Spahiu: Shqipëria nuk e meriton këtë opozitë, kaq të dobët, kaq të vogël, kaq provinciale, kaq të lodhur
7 Tetor, 21:57
-
'Protesta e sotme pa mesazh politik', Blendi Klosi: Kërkojnë të iki Rama, pranojnë humbjen para zgjedhjeve
7 Tetor, 21:54