“Infermierë për Shqipërinë”, përzgjidhen vendet e punës në Tiranë
Disa ditë më parë është zhvilluar testi i konkursit "Infermierë për Shqipërinë", pasi janë shpallur fituesit, gjatë ditës së sotme ato të qarkut të Tiranës përzgjodhën vendet e punës sipas klasifikimit përfundimtar në bazë të pikëve të marra në test
Disa ditë më parë është zhvilluar testi i konkursit "Infermierë për Shqipërinë", pasi janë shpallur fituesit, gjatë ditës së sotme ato të qarkut të Tiranës përzgjodhën vendet e punës sipas klasifikimit përfundimtar në bazë të pikëve të marra në testim.
Me nje procedurë të hapur të zhvilluar në ambientet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, 185 kandidatët që kaluan pragun dhe u shpallën fitues për infermierë, mami, fizioterapistë, teknikë laboratori dhe teknikë imazherie në qarkun e Tiranës, përzgjodhën sipas renditjes 87 vendet e lira të punës për këto specialitete në qendrat shëndetësore dhe spitalet e qarkut Tiranë.
Më konkretisht, për qarkun Tiranë:
Vende të lira pune për infermierë ishin 69, nga ku fitues dolën 69 kandidatë sipas renditjes, bazuar në pikët e grumbulluara nga secili kandidat. 27 kandidatë refuzuan vendet e punës, vende të cilat u plotësuan nga kandidatët fitues të listës në vijim. Kandidatët që refuzuan vendet e punës kalojnë në listë pritje dhe janë kontigjenti I parë për tu punësuar për vendet e reja të punës që hapen në qarkun Tiranë për infermierë.
Vende pune për mami kishte 5, nga ku fitues dolën 5 dhe nuk kishte asnjë refuzim.
Vende pune për teknik laboratori kishte 3, fitues dolën 3 dhe nuk kishte asnjë refuzim.
Vende pune për teknik imaxherie kishte 9, fitues dolën 9 dhe 1 kandidat refuzoi (u zëvendësua nga kandidati pasardhës).
Vende pune për fizioterapist kishte 1, fitues doli 1 dhe nuk kishte refuzime.
E njëjta procedurë do të vijojë në çdo qark të vendit deri në plotësimin e 416 vendeve vakante për infermierë, mami, fizioterapistë, teknikë laboratori dhe teknikë imazherie në institucionet shëndetësore. Procesi do të përmbyllet brenda datës 27 Prill.
Për t’u theksuar, pjesa tjetër e fituesve që janë më poshtë në renditje janë kandidatët e parë për t’u punësuar për çdo vend të lirë pune që hapet në spitalet dhe qendrat shëndetësore sipas qarqeve ku kandidatët kanë aplikuar dhe janë shpallur fitues.
Procesi i testimit të kandidatëve në platformën “Infermierë për Shqipërinë” ka qenë një process transparent në të gjitha fazat e tij, që nga regjistrimi, testimi, procesi I ankimimit, deri në shpalljen e listës përfundimtare të fituesve dhe përzgjedhjes së vendeve të reja të punës me bazë merite, në bazë të pikëve të marra nga secili kandidat nga të gjitha fazat e konkurimit.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?
-
Mjaftueshëm
8.9%
-
Pak
21.7%
-
Shumë pak
69.5%
Vota total: 3983
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kolumbia sjell në pranga Admir Tutajn, furnizonte me armë klanet kriminale shqiptare në Angli! Mbante dhe identitet të dytë, dosja dhe detajet
19 Shtator, 14:24
-
Skandali me diplomat e Universitetit Wisdom, Prokuroria e Tiranës nis hetimet për falsifikim! Kallëzime nga pronari italian dhe rektori shqiptar, sekuestrohen dokumente
19 Shtator, 12:38
-
Tiranë, 15 vjeçari godet me thikë shokun brenda në ambientet shkollës private! E denoncoi në polici adoleshenti i plagosur
19 Shtator, 12:28
-
Dhuna në familje mbetet problem/ 8 raste u denoncuan brenda 24 orëve në Tiranë e Korçë, gratë pajisen me urdhër mbrojtjeje
19 Shtator, 11:13
-
VIDEO/ Kosova i kishte dënuar me 2 vite burgim për prodhim e shitje droge, arrestohen për ekstradim 2 të kërkuarit nga Tirana
19 Shtator, 09:38
-
Tiranë/ Me ‘Audi’ të blinduar e armë me vete, arrestohet 30-vjeçari nga Gjirokastra! Mjeti me targa gjermane
19 Shtator, 09:15
-
Vodhën çanta firmato me vlerë rreth 15 mijë € në një apartament në Astir, arrestohen 3 'skifterat' nga Fushë-Kruja! Në pranga edhe pronari i një argjendarie (EMRAT+VIDEO)
18 Shtator, 16:47
-
Pjesë e grupit të organizuar kriminal, GJKKO kalon për proces për 5 akuza dosjen e ish-shoferit të MB dhe 3 familjarëve të tij! Pranohet gjykimi i shkurtuar, mbi 2,1 mln euro të përfituara
18 Shtator, 11:33
-
Përgjimet/ 'Pronari i 'Wisdom' i dhuroi çantën Louis Vuitton presidentes së ASCAL': Ja dhamë me zemër, hahaha...! MAS: Po ndiqet procedura për të mbyllur kolegjin Universitar
17 Shtator, 13:42
-
Tiranë/ U bllokua në banesën që kishte rënë zjarr, policia shpëton 19 vjeçaren
17 Shtator, 12:24
-
'MED24'/ Tirana mbledh të rinjtë nga 25 shtete të botës! Videomesazhi i Papa Franceskut: Bëhuni zëri i atyre që s'dëgjohen! Jeni e ardhmja e Mesdheut
17 Shtator, 11:24
-
Ish konkurent i Big Brother/ Ja cili është një prej të arrestuarve të 'Tempulli 4'! Punonte si menaxher lokali nate në 'bllok', shpërndante kokainë për klientët VIP
16 Shtator, 11:00
Bravo ,te Rroje partia !...99.99% e deleve votojn dhe fitojn ne Shqiperin e bukur socialiste
Përgjigju