Adriana Pasmaçiu, infermjeria që tentoi vetëvrasjen para 2 ditësh ka dalë nga koma. Konfirmimi u bë nga Shefi i Urgjencës së Kirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, Myzafer Kaçaj.
 
38-vjeçarja Pasmaçiu tentoi vetëvrasjen pas njoftimit për transferim nga vendi i saj i punës. Në sqarimin para mediave shefi i urgjencës së kirurgjisë Kaçaj, deklaroi se transferimi u bë në kuadër të përmirësimit të shërbimit, si dhe transferimi ishte brenda të njëjtës qendër spitalore, por nuk mund të jetë shkaku i tentativës për vetëvrasje.

‘’Ne kërkojmë që t’i shërbejmë pacientit në mënyrë sa më cilësore. Kjo lëvizje që po bëhet nuk janë largime nga puna’’,-u shpreh Kaçaj.
 
Doktor Myzafer Kaçaj, deklaroi gjithashtu se qarkullimi i punonjësve në qendrën spitalore nuk ka për qëllim largimin e punonjësve nga vendi i punës. Madje ai siguroi se askush nuk do të largohet nga puna.

‘’Kohët e fundit nga Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare, por edhe nga stafi i përgjithshsëm i shefave ka vazhduar një qarkullim të personelit nga njëri vend në vendin tjetër, pa cënuar asnjë personel të veçantë dhe pa pasur asnjë tendencë në vazhdimësi’’,-u shpreh Kaçaj.

 Për sa i përket medikamenteve të përdorura nga ana e infermieres së urgjencës së kirurgjisë, ende nuk dihet, dhe madje pritet që pasi të dali nga reanimacioni dhe t’i nënshtohet një kontrolli më të detajuar.

‘’Kjo është një personel që ka punuar në sallën e urgjencës kirurgjikale ku unë drejtoj dhe ka qenë një personel i mirë, i edukuar dhe me norma. Në një moment të caktuar është bërë një lëvizje paralele, kjo ka bërë një tentativë vetëvrasje në mënyrë  të papritur. Nuk dimë nëse ka pasur një simptomë tjetër të mëparshme. Këtë do ta zbulojë koha’’,-përfundoi Kaçaj. 

Kolegë të infermieres tregojnë se Adriana Pasmaçiu ka pasur një jetë të vështirë dhe se nuk e ka pritur mirë urdhërin e transferimit.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com