Influencuesi i rrjeteve sociale Andrew Tate dhe vëllai i tij arrestohen në Rumani për trafikim njerëzish, policia i bastis shtëpinë

Influencuesi i rrjeteve sociale Andrew Tate dhe vëllai i tij arrestohen në Rumani për trafikim njerëzish,  policia i bastis shtëpinë

Andrew Tate , biznesmen dhe influencues në rrjete sociale

Andrew Tate, një biznesmen i njohur dhe një person që është komentuar shumë përgjatë vitit 2022 për diskriminimin e tij ndaj grave është arrestuar nga polica e Rumanisë dhe akuzohet për trafikim të qenieve njerëzore. Përveç tij, është arrestuar edhe vëllai i tij bashkë me dy persona të tjerë.  Gazeta rumune ”Libertates” raportoi se ata akuzohen për rrëmbimin e dy vajzave. Andrew Tate, së bashku me vëllain e tij janë akuzuar edhe më parë nga Rumani për trafikim njerëzish dhe krim të organizuar. Mediat e huaja raportojnë se shtëpia e tyre në Rumani, atje ku edhe jetojnë, u bastis për shkak të kësaj çështje që ata i përndiqte edhe më herët.

Dy vëllezërit janë marrë në paraburgim.  Prokurorët pretendojnë se ata kanë krijuar një grup krimi të organizuar me qëllim të rekrutimit, strehimit dhe shfrytëzimit të grave. Edhe në prill të vitit 2022, Andrew Tate u përball me akuza për trafikim të qenieve njerëzore, por më pas ai deklaroi se çështjet lindën nga një incident.

Kujtojmë, që deklaratat e tij të fuqishme që “çdo gjë blihet  dhe zgjidhet me lekë” ose “gruaja e ka vendin në kuzhinë dhe nuk zgjedh të martohem më një grua që ka qenë në një marrëdhënie dashurie më parë” kanë bërë xhiron e rrjetit, duke marrë komente negative nga shumë aktivistë për të drejtat e njeriut, derisa atij iu bllokuan rrjetet sociale pasi po diskriminonte gratë.

“Katër të dyshuarit duket se kanë krijuar një grup krimi të organizuar me qëllim të rekrutimit, strehimit dhe shfrytëzimit të grave duke i detyruar ato të krijojnë përmbajtje pornografike që synohet të shihet në faqet e internetit të specializuara për një kosto,” thanë prokurorët.

Prokurorët thanë se ishin identifikuar gjashtë persona të cilët ishin shfrytëzuar seksualisht nga "grupi i organizuar kriminal".

Ata thanë se viktimat ishin rekrutuar nga "qytetarët britanikë që keqinterpretonin qëllimin e tyre për të hyrë në një marrëdhënie martese ose bashkëjetese dhe ekzistencën e ndjenjave të vërteta të dashurisë".

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja