Qëndra për Çështje të Informimit Publik, INFOCIP ka reaguar pas deklaratës së Këshillit Mbikëqyrës të BSH. Sipas INFOCIP deklarata e djeshme, synon të shfajsojë përgjegjësit e vjedhjes së Bankës, ndërsa bën thirrje për largimin e Guvernatorit Ardian Fullani dhe Këshillit Mbikqyrrës.
“Deklarata përmban pohime qesharake të tipit: ”Grupet e punës të ngritura për të bërë vlerësimin, kanë arritur në përfundimin se nuk ka shkelje ligjore nga ana e Këshillit Mbikëqyrës dhe Administratorëve, se i gjithë kuadri ligjor dhe rregullator është i plotë dhe garanton administrimin e aktivitetit të Bankës së Shqipërisë dhe të sektorit banker””, theksohet në reagimin e INFOCIP.
Gjithashtu theksohet se Bordi dhe Guvernatori pasi morën në gjykim vetveten, e shpallën atë të pafajshme. Qëndra për Çështje të Informimit Publik bën thirrje që të shtohet presioni për largimin e mbikëqyrësve të parave pasi Fullani dhe Bordi Mbikëqyrës janë përgjegjës për vjedhjen në institucionin më të lartë financiar në vend.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com