Informaliteti, 7.4 mld lekë më shumë jashtë bankave më 2024! Qeveria plan për kufizimin e pagesave cash për qytetarët

Më shumë para po qarkullon jashtë bankave gjatë këtij viti, ndërsa kulmi është arritur përgjatë muajve të verës por rekord u regjistrua edhe tetor. 

Shifrat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se jashtë bankave në fund të muajit tetor qarkullonin 401 miliardë lekë, nga 393.5 miliardë lekë që ishte vlera në fund të dhjetorit të vitit të shkuar, duke pësuar një rritje me mbi 7.4 miliardë lekë. Kjo rritje e shpejtë e parasë cash dëshmon se pjesa dërrmuese e pagesave edhe nga turistët është bërë në cash.

Kjo ‘traditë’ e pagesave me lekë në dorë pavarësisht vlerës që mund të ketë produkti apo shërbimi, i hap shtigje informalitetit, e bën më të vështirë luftën ndaj pastrimit të parave duke ndikuar negativisht në ekonomi, pasi qarkullimi i parasë është i pakontrolluar. 

Për këtë arsye qeveria ka vendosur të kufizojë pagesat në cash për qytetarët brenda vitit 2026, duke bërë të pamundur që gjithçka të paguhet me lekë në dorë siç ndodh aktualisht. 

Kjo masë e parashikuar në strategjinë Afatmesme të të Ardhurave 2024-2027 synon vendosjen e një tavani për pagesat e lejuara me para në dorë mes qytetarëve, si dhe do të ulet tavani që ekziston aktualisht për bizneset që është në vlerën 150 mijë lekëve. 

Këto masa, thuhet në strategji, do ndërmerren për shkak se përdorimi i parasë fizike, përdoret si alternativë për të fshehur burimin jo të ligjshëm të të ardhurave. Përtej informalitetit e rrezikut të pastrimit të parave që vjen nga volumi i lartë i parasë fizike, ekspertët thonë se po konkurrohen edhe bankat, pasi milionat jashtë bankave po përdoren për biznesin e ‘fajdeve’.

PARAJA JASHTË BANKAVE:
Dhjetor 2023           401,036 mln lekë
Tetor 2024              393,555 mln lekë
Rritja                      +7,481 mln lekë

A.Q/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 02/12/2024 02:36

    Informaliteti ju vjen nga mos dhenia e kuponit,nga fshehja e fitimeve te bizneseve dhe nga ato shumat qe kapen cdo jave ne kufi te fshehura ne tavanet e rrotat e kamioneve/autobuzeve,apo ne fundet e dyfishta te valixheve e nga pastrimi i parase se krimit ne kulla e pallate,jo nga ato shuma qesharake ne cash qe perdor qytetari i zakonshem dhe turisti dite per dite.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

Nivelet e kolesterolit ulen në verë dhe rriten në dimër, kujdesi që ju duhet

Nivelet e kolesterolit ulen në verë dhe rriten në dimër, kujdesi që ju duhet