Kabllot, shumica të internetit, që gjenden në çdo lagje në vend duke shkaktuar shqetësim dhe një panoramë estetike aspak të këndshme nuk do t’i shohim më! Shqipëria do të harmonizojë me BE-në rrjetin e telekomunikacionit në të gjithë vendin, duke krijuar rrugë 100% nëntokësore për të gjithë kabujt, ndërsa kryeministri Rama ia bëri të qartë kryebashkiakëve objektivin.
“Është tanimë plotësisht e mundur që të pastrojmë qytetet tona nga gjithë ato fije plastike merimangash të një kohe, e cila ka pasur pasojat e veta në vazhdën e një zhvillimi që po ashtu ishte i domosdoshëm dhe faktikisht siç e tregon edhe inventari i bërë pjesa dërrmuese e këtyre kabllove janë pa funksion. Janë pa funksion, por qëndrojnë aty tërësisht si një shenjë e harresës edhe e mungesës së vëmendjes”, tha Rama.
Qeveria nuk ka bërë ende publik një afat konkret për nisjen e punimeve, pasi projekti mbetet në pritje të dritës jeshile nga Komisioni Evropian por ai pritet të kushtojë 110 milionë euro.
Para drejtuesve të pushtetit vendor, kreu i qeverisë Edi Rama foli edhe një herë për rilindjen Urbane 2.0 që tanimë pritet të prekë një sërë sektorësh nga shërbimi i transportit tek parkingjet.
“Do të adresojmë nevojën për të çuar në një nivel tjetër transportin urban dhe ndër urban duke nisur nga transporti i domosdoshëm dhe faktikisht hallka më e dobët e sistemit tonë të industrisë së re të turizmit.... po ashtu do të lançojmë konkretisht edhe financiarisht, do të mbështesim një program për të krijuar kapacitete më domethënëse për parkimet.... Një tjetër elementë i rëndësishëm dhe dua t’i falënderoj disa nga kryetarët e bashkive sepse kanë qenë aktivë në bashkëpunimin me ministrin e Pushtetit Vendor, është shtylla që lidhet me zonat ish industriale”, u shpreh kryeministri.
Vërejtjen për disa nga kryebashkiakët që më shumë qëndrojnë në Tiranë se në bashkitë ku janë qytetarë të parë e kishte të drejtpërdrejtë.
“Nuk dua t’i përmend këtu me emra që janë bërë pak problem, po e them në mënyrë kështu të butë, për komunitetin pasi nuk qëndrojnë në komunitet gjatë gjithë javës, por vijnë në Tiranë edhe në ditët kur duhet të jenë në krye të detyrës atje. Është shumë e rëndësishme që kjo praktikë të marrë fund”, theksoi Rama.
Kryeministri dha sinjale se për kë e ka shqetësimin.
“Të zgjedhurit e PS në aksin Tiranë-Korçë”, tha Rama.
Më herët Rama pati një takim në selinë rozë edhe me drejtuesit politikë të Partisë Socialiste në qarqe, të cilëve u kërkoi më shumë prezencë në terren në takim me qytetarët.
Fjalën e tij në përfundim të eventit për infrastrukturën urbane, kryeministri Rama e mbylli me një vërejtje për kryetarët e bashkive. Duke shmangur përmendjen e emrave për këtë herë, tha se duhet të marrë fund sa më parë lënia e detyrave në komunitetin ku shërbejnë për të ardhur në Tiranë. Për të ngushtuar pak rrezen, tha se shqetësimet i kanë ardhur kryesisht nga bashkitë në aksin Tiranë-Korçë.
“Ju falënderoj shumë për vëmendjen dhe me një vërejtje për disa nga kryetarët e bashkive, nuk dua t’i përmend këtu me emra që janë bërë pak problem, po e them në mënyrë kështu të butë, për komunitetin pasi nuk qëndrojnë në komunitet gjatë gjithë javës, por vijnë në Tiranë edhe në ditët kur duhet të jenë në krye të detyrës atje. Është shumë e rëndësishme që kjo praktikë të marrë fund, nuk janë të gjithë por janë disa, ndërkohë që shembulli i ministrit aktual të Pushtetit Vendor i cili vjen nga një eksperiencë shërbimi jashtë Tiranës edhe pse shtëpinë e kishte dhe e ka në Tiranë është një shembull që duhet ta kenë parasysh disa kryetarë që sot nuk dua t’i përmend me emër, por herën tjetër do duhet t’i përmend me emër dhe publikisht, që lënë komunitetin dhe lënë detyrën përpara se sa në fakt të vijë ai që është momenti zyrtar i pushimit që edhe aty ha diskutim kjo punë dhe vijnë në Tiranë. Kjo gjë nuk është e justifikueshme dhe nuk është e pranueshme. Besoj që kam gjithë mirëkuptimin tuaj për të adresuar një orë e më parë këtë shqetësim i cili është një shqetësim që më ka ardhur në mënyrë të përsëritur për hir të vërtetës nga disa prej komuniteteve tuaja”, tha Rama.
Komente












Nga 110, 10 do ngelin per pastrim.
PërgjigjuPo sa rreeeeen mor burre i padinjitetshem i korruptum deri ne palce njeri mashtrues ordinier
Përgjigju