'Ingranazhet' e ndryshkur të opozitës, që duan 'zgjedhje të lira'

'Ingranazhet' e ndryshkur të opozitës, që duan 'zgjedhje të lira'

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, Kreu i PD Lulzim Basha, Kreu i PR Fatmir Mediu dhe Nard Ndoka

Absurdi që ndodh çdo ditë me politikën e vjetër, është se ata që duhej të ishin me kohë në dyert e SPAK-ut apo gjykatave, japin dhe shesin moral mbi “votën dhe zgjedhjet e lira”. Ata që mbanin minimalisht 50 apo 100 milion lekë në bagazhet e makinave kur dilnin në takimet elektorale, japin leksione “si duhet të votojnë, dhe kujt duhet tu japin votën e lirë shqiptarët”. Ata janë “ingranazhet” e ndryshkur të një makinerie politike të vjetëruar, dhe nuk kanë asgjë për të thënë. Flasin kuturru, u kujtohet diçka nga e shkuara, dhe e deklarojnë si “risi të kësaj fushate”. Ata kanë vjedhur, kanë grabitur, janë pasuruar, kanë vrarë, kanë dosje të mbyllura dhe të pambyllura në organet e drejtësisë. Por sot i shohim në skalionin e parë të “moralistëve”.

Shajnë Edi Ramën, kërkojnë largimin e tij, duan pushtetin edhe njëherë, qoftë edhe një mandat. Po pse çfarë u bë ky vend, çfarë janë shqiptarët, dele si në kohën e piramidave ? Sot shteti është non-stop 24 orë në punë. Institucionet dhe gjithë administrata, janë në terren. Diku një investim, diku një projekt i nisur, diku një projekt i përfunduar, diku inagurohen banesat e fundit të ndërtuara nga e para, kudo ka nisur vaksinimi popullatës… Gjithçka nën monitorimin e vetë kryeministrit. Shteti lëviz, jo mbi ingranazhe të ndryshkura, por mbi shina të çelikta, që janë për ti shërbyer vendit dhe njerëzve. Ky popull është lodhur nga portrete që ngjasojnë me “ingraneazhe” të ndryshkura, që kërkojnë riciklimin, riardhjen në pushtet, për ti zhvatur këtij vendi edhe qindarkën e fundit. Shqiptarët nuk mund ti mashtrosh me retorikë boshe.

Ata janë mërzitur me “ingranazhet” e ndryshkur, që nuk duhej të kishin dalë nga vrimat dhe skutat, por të ulnin kokën para çdo shqiptari. Mëkatet dhe krimet e tyre, janë pjesë e historisë politike dhe njerëzore të këtij vendi. Ata edhe sot po provokojnë, me “moralin” e të pamoralshmit, duke mbledhur fakirë të paguar në salla dhe sheshe, për ti treguar “pse duhet votuar për ne”. Partia Socialiste dhe Edi Rama, po përballen me “agresionin” e fundit të një taborri dështakësh, hajdutësh, dhe autorësh të veprave penale, të amnistuar nga drejtësia e vjetër. Ata duan ti mbyllin njerëzit në “çadra”, ashtu siç bëri kryetari i aleancës së tyre, me mbështetësit e tij në bulevardin e Tiranës. Një opozitë që del dhe thotë “kemi planin për arsimin, shëndetsisë, bujqësinë, ekonominë”, dhe nuk tregon projektin e saj, por nxjerr Lulzimin të gajasë dynjanë, duket sa serioze është. Aspak bindëse në takimet dhe fjalimet e saj, kjo opozitë, ka edhe sot pas 30 vitesh si pretendentë pushteti, “ingranazhet” e ndryshkur. Modeli dhe mesazhi i tyre, është regresi dhe rrënimi.

Ata nuk kanë as lista, as projekte dhe as programe. Mjafton të dëgjosh dhe shikosh se si lideri i tyre, përpiqet të “ringjallë” imazhin e Berishës në takime me mbështetësit, për të kuptuar gjithë synimin dhe filozofinë absurde të fushatës së tij. E vetmja “pasuri” në fjalorin e tij është “Rama ik”, dhe e vetmja kërkesë e tij mbetet “unë kryeministër”. Këtë u ka mësuar përmendësh edhe mitingashëve kudo shkon.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë