Inkuizitori Andi Bushati: Torturojeni Xhisielën, se kështu çlirohet

Inkuizitori Andi Bushati: Torturojeni Xhisielën, se kështu çlirohet

Xhisiela Maloku

Andi Bushati po e ndjek këmba-këmbës historinë e Xhisielës, jo se është i interesuar për të kuptuar se çfarë ka ndodhur në të vërtetë, por se shpreson që të gjejë prova, të cilat të konfirmojnë akuzat e Emiljano Nuhut. Vetëm se ajo që kërkon ai, bie ndesh me Xhisiela Malokun, e cila nuk dëshiron të bashkëpunojë dhe nuk pranon të thotë atë çka pret Bushati. Përballë këmbënguljes së saj, Bushati e ka humbur kontrollin, duke i harruar fare rregullat e deontologjisë profesionale, që duhet të respektojë një gazetar. Në sytë e Bushatit, në fakt, Xhisiela Maloku nuk është viktimë e një abuzimi psikologjik dhe e një dhune fizike, por është peng i një grupi kriminal, i cili, me heshtjen e tij, fsheh kriminelë të tjerë, duke u bërë bashkëfajtore.       

Pikërisht ashtu sikurse bënin gjykatësit e Inkuizicionit me ata, që mendonin se ishin të pushtuar nga demoni, të cilëve iu bënin tortura mizore vetëm që t’i “çlironin” nga mëkati, edhe Bushati nuk ka dyshime: Kanë bërë mirë Eni Vasili dhe Blendi Fevziu që kanë “torturuar”, me pyetjet e tyre, Xhisielën, për ta detyruar të “pohojë”, ndonëse edhe vetë Bushati, madje, pranon se “evokimi i masakrave që kishte provuar janë një eksperiencë tmerrësisht e dhimbshme''. Por kjo dhimbje, sipas inkuizitorit Bushati, do të shërbejë qw ta çlirojë Xhisielën. Ja çfarë shkruan ai:

''Jo, Xhisiela nuk duhej lënë të gënjente. Alibia e saj duhej demaskuar, sepse ai qe versioni që i kishin servirur përdhunuesit. Varianti i tyre duhej zhbërë, sepse ai qe i vetmi që e mbante ende peng 25-vjeçaren. Përsa kohë Xhisiela do të vazhdojë të përsërisë alibinë e masakruesve të saj, ajo do të vazhdojë të mbetet peng i tyre. Sepse ajo ashtu u duhet. E trembur dhe e kanosur u shërben atyre më mirë. Ndërsa, duke grisur këtë vello të rreme, ajo fiton lirinë reale dhe, bashkë me të, edhe të vërtetën. Në këtë kuptim, zbardhja deri në fund e ngjarjes reale, një pjesë të së cilës e bënë ‘Open’ dhe ‘Opinion’, nuk i ka shërbyer vetëm interesit publik, por edhe vetë Xhisielës, që ende detyrohet të thotë gënjeshtra. Natyrisht, për të nuk qe e lehtë përballja publike me fytyrë, evokimi i masakrave që kishte provuar, ato janë një eksperiencë tmerrësisht e dhimbshme për këdo. Por kjo dhimbje, sado e fortë, nuk kurohet duke e lënë në heshtje, duke bërë sikur faktet nuk ekzistojnë''.

Edhe ta lexosh këtë, të fut frikën. Sikurse shkruan Mero Baze në “Tema”, deontologjia gazetareske do ta ndalonte të intervistohej dikush kur është peng dhe kur dihet që nuk është i lirë të thotë gjithë të vërtetën. Pra nuk përfshihet në detyrat e gazetarit të demaskojë frikën e një pengu. Por, për Bushat-ët nuk ekziston deontolgjia. Për ata ekziston vetëm misioni i inkuzitorëve: ta përshtatësh botën ndaj së vërtetës së tyre unike. Kush guxon të rebelohet ndaj këtij “ligji”, meriton të torturohet dhe, më në fund, të digjet si shtrige në turrën e druve.  (C.b.)

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 03/10/2018 18:17

    Xhisela po talket me fundin e kazanit mediatik . Eshte datkeqesi kombetare qe televizione te randesushem kombetar jane kthyer ne sherbetor te politikes mashtryese dhe inkuzioniste ndaj nje femre qe nuk kerkoi ndihmen e asnje psrtie politike dhe televizioni per hallin qe kishte . Rasti e Xhesiles eshte modeli me i shemtuar dhe me antihumanitar qe trajtojn tv .e servilizmit politik

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja