Inskenoi grabitjen dhe më pas vdekjen e tij në Pukë, gjykata në Itali shtyn seancën për ekstradimin e biznesmenit italian Davide Pecorelli

Inskenoi grabitjen dhe më pas vdekjen e tij në Pukë, gjykata në Itali shtyn seancën për ekstradimin e biznesmenit italian Davide Pecorelli

Davide Pecorelli

Vendimi për ekstradimin e Davide Pecorellit, sipërmarrësit italian që sajoi vdekjen në Shqipëri në një makinë të marrë me qira, është shtyrë. Gjykata e Apelit të Perugias pranoi kërkesën e mbrojtësve të tij, të cilët kërkuan shtyrjen e vendimit deri në përcaktimin e mundshëm të procesit ku ai akuzohet në Shqipëri.

Seanca për Pecorellin është caktuar në 12 qershor dhe ka të bëjë me inskenimin e dyshuar të vdekjes së tij, zjarrin në makinën me qira, zbulimin e eshtrave brenda makinës dhe kalimin e kufijve pa iu nënshtruar kontrolleve.

Taktika që mbrojtja e Pecorellit zgjodhi për të ndaluar për momentin ekstradimin ishte me arsyetimin se pas nisjes së gjyqit të tij në Shqipëri, gjykata mund të hiqte dorë nga ekstradimi dhe për rrjedhojë, vendimi para Gjykatës së Apelit të Perugias do të shfuqizohej. Përndryshe, pozicioni do të diskutohet më 14 nëntor 2023. Nisur nga fakti se, sipas mbrojtjes, makina e djegur është kompensuar dhe se marrja me qira e saj ka ndodhur rregullisht dhe si rrjedhojë nuk mund të përbëjë mashtrim.

Kujtojmë se Pecoreli u la i lirë në janar të vitit 2022 nga gjykata e Apelit atje, por ai ka ende hesape të pambyllura me drejtësinë shqiptare dhe për këtë arsye në 12 qershor do të zhvillohet seanca ku pritet të merret vendimi nëse italiani do të ekstradohet drejt vendit tonë apo jo. 

Prokuroria e Pukës mbylli hetimet në tetor të vitit të kaluar dhe e akuzon italianin për 5 vepra penale: Akuzuar për kryerjen e veprës penale të "Mashtrim" në bashkëpunim, neni 143/3-25 të Kodit Penal, për veprën penale të "Dhunimi i varreve" të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 118-25 i Kodit Penal, për veprën penale të "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës" të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 301-25 të Kodit Penal, për veprën panele të "Shkatërrimi i pronës me zjarr", të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 151/2-25 i Kodit Penal, për veprën penale "Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror", neni 297 të Kodit Penal.

Davide Pecorelli u zhduk në janar të 2021 Pukë, ku gjet e djegur makina që ai kishte marrë me qira, brenda së cilës u gjetën edhe mbetje skeletore. E teksa autoritetet italiane dhe ato shqiptare u ngritën në këmbë për të mësuar se çfarë kishte ndodhur me biznesmenin, më 17 shtator ai u gjet shëndoshë e mirë. Kur të gjithë e dinin të vdekur, biznesmeni italian Davide Pecorelli, u shfaq për mrekulli shëndoshë e mirë në një gomone pranë ishullit Montecristo, duke tronditur jo pak e duke sjellë me vete edhe 'historinë' se ku kishte qenë dhe çfarë kishte bërë përgjatë 9 muajve që ishte shpallur i zhdukur. "Po kërkoja një thesar" tha ai, deklaratë që habiti jo pak, thuajse aq sa edhe rishfaqja e tij. 

Me intinerarin nga Rinasi drejt Shkodrës e më pas në Pukë ai humbi gjurmët duke djegur brenda automjetit një skelet të cilin rezulton se e ka marrë duke dëmtuar një varrë në varrezat e Pukës. Për disa javë ky u bë lajmi që shqetësoi hetuesit mes Italisë e Shqipërisë ku një grup i posaçëm zbarkoi në Pukë. Por teksa hetimet ishin në vijim, rezultoi se eshtrat e gjetura në automjetin e djegur model skoda i përkisnin një tjetër AND-je dhe jo pemës gjenetike të familjes Pecorelli.

Ai u paraqit disa javë pasi inskenoi këtë zhdukje në policinë italiane e cila e gjeti atë në bordin e një varke duke shkuar drejt ishullit “Monte Cristo” ku ai pretendonte se kishte zbuluar një thesar antik. Ndërsa hetimet zbuluan se të gjithë këtë skemë ai e kishte përgatitur për t’iu shmangur borxheve që kishte nga biznesi i parukerisë dhe modës në Itali. Pecorelli rezulton se kishte edhe një bashkëshorte shqiptare e cila asnjëherë nuk pranoi të flasë për mediat për arsyen e zhdukjes së bashkëshortit që kishte disa hyrje dalje në Shqipëri dhe ndalesa në Tiranë, Vlorë, Shkodër dhe Pukë.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Kanabis me postë nga SHBA, kush janë dy të rinjtë e arrestuar

FOTO/ Kanabis me postë nga SHBA, kush janë dy të rinjtë e arrestuar