Policia e kryeqytetit ka arrestuar një 29-vjeçare, pasi inskenoi grabitjen pas probleme që kishte me bashkëshortin duke lajmëruar policinë se e kishin lidhur pas vjedhjes së banesës në Ndroq.
Sipas policisë, Dalina Azuni 29-vjeçe nga Ndroqi pas largimit të bashkëshortit nga banesa ka fshehur shumën e 65.000 lekëve, ka hapur dritaren e banesës dhe ka lajmëruar familjarët se e kishin grabitur.
Pas mbërritjes policia ka nisur hetimet, e ndërsa ka gjetur shumën e parave të fshehur në njërën nga dhomat e banesës, Dalina Azuni ka pranuar se gjithçka ishte e inskenuar për të tërhequr vëmendjen e të shoqit pasi kishte mosmarrëveshje.

Dalina Azuni
Njoftimi i Policisë
Më datë 22.10.2016, rreth orës 04:40, në numrin e emergjencave 112, ka ardhur nje njoftim se në fshatin Pinet, Ndroq, në banesën e shtetasit I. Azuni dyshohet se ka hyrë një person për të vjedhur, i cili duke përfituar se i zoti i banesës ishte larguar ka lidhur të shoqen shtetasen Dalina Azuni dhe më pas ka marrë në banesë shumën prej 65.000 lekësh .
Menjëherë në adresën e dhënë janë dërguar shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 6, të cilët kanë filluar kontrollin e territorit dhe mbledhjen e informacioneve për autorët e mundshëm të kësaj ngjarje.
Nga informacionet e marra është mësuar se bashkëshortët Azuni, prej disa kohësh nuk kishin një mardhënie të mirë me njëri tjetrin.
Duke qënë përpara këtyre fakteve Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 6, kanë filluar hetimin në drejtim të një kallzimi të rremë dhe nga ku kanë arritur të faktojnë se:
Pas largimit të bashkëshortit të saj, shtetësja Dalina Azuni, dyshohet ti ketë fshehur në një nga dhomat e tjera shumën e lekëve (të cilat u gjetën nga kontrolli i ushtruar nga Specialistet e Policisë pas dyshimeve), më pas ka hapur dritaren e banesës dhe dyshohet se ka lajmĕruar familjarët që dikush kishte hyrë në banesë.
Kur kanë shkuar familjarët e kanë konstatuar të lidhur në banesë këtë shtetase.
Nga intervistimi paraprak , shtetësja Dalina Azuni,pranon se i ka bërë këto veprime vetëm për të tërhequr vëmendjen e të shoqit pasi kishte vënë re që kohët e fundit nuk kishin komunikim dhe kishte mosmarreveshje mes tyre.
Duke qënë përpara këtyre fakteve Specialistët e Komisariatit të Policisë nr 6, kanë bërë arrestimin e shtetases:
- Dalina Azuni, 29 vjeçe, banuese në Tiranë.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com