TIRANE- Një raport inspektimi është kryer nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë për të parë vendimet gjyqësore lidhur me rastet e dhunës në familje. Inspektimi është kryer në 28 gjykate, duke përfshirë ato të shkallës së Parë dhe të Apelit. Në total janë inspektuar plot 1227 vendime gjyqësore, ku 84 prej tyre ka rezultuar se janë marrë në shkelje të ligjit dhe procedurave penale.
Në raport inspektimin e KLD, janë paraqitur në fund 8 rekomandime, ku njëri prej rekomandimeve flet për analizimin i situatës në mbledhje të KLD-së, me qëllim reflektimin e të gjitha shkeljeve të konstatuara, duke i kategorizuar në shkelje me pasojë përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve, në shkelje për paralajmërim të gjyqtarëve dhe në shkelje të regjistrueshme për vlerësimin e tyre profesional dhe etik.
Për qëllime të këtij rekomandimi, KLD duhet të përcaktojë standardet e kategorizimit të shkeljeve, duke marrë në konsideratë rëndësinë e tyre, numrin e shkeljeve dhe pasojat eventuale. Ndërkohë nuk qartësohet se në cilën nga mbledhjet KLD do të marrë masa për gjyqtarët e kapur me shkelje.
Kritika për policinë
Në raport inspektimi thuhet se një numër të konsiderueshëm gjykatash, policia e shtetit si pritëse e parë e dhunës në familje, plotëson dokumentacionin dhe i paraqet ato administrativisht në gjykatë, duke ndaluar së ndjekuri çështjen gjyqësore. Në shumicën dërrmuese të këtyre rasteve, çështjet gjyqësore të transmetuara administrativisht prej Policisë së Shtetit pushohen, sepse e dëmtuara nga dhuna në familje tregon mungesë vullneti për të vijuar.
Zgjidhja e këtyre çështjeve me pushim prej gjykatave vjen në kundërshtim me qëllimin e ligjvënësit, i cili në nenin 13 pika 4 të ligjit nr. 9669/2006 ka urdhëruar vazhdimin e gjykimit për këto çështje, pavarësisht vullnetit të të dëmtuarës. Gjykatat në këto raste interpretojnë se nuk është vendi për zbatimin e nenit 13 pika 4 të ligjit nr. 9669/2006, pasi Komisariati i Policisë nuk është paraqitur në pozitën procedurale të paditësit.
Megjithatë duhet evidentuar praktika e mirë e Komisariatit të Policisë në qarkun Elbasan në periudhën e inspektuar në Gj.Rr.Gj.Elbasan janë paraqitur prej Komisariatit të Policisë 40 çështje, me palë kërkuese policinë e shtetit, dhe në Përmet 2 çështje të paraqitura nga Komisariati i Policisë. Në rekomandimin nr.6 KLD, i kërkon Ministrisë së Brendshme të rrisë cilësinë e veprimtarisë së policisë së shtetit lidhur me çështjet e identifikuara në këtë inspektim tematik.
Respektimi i afateve
Një tjetër pikë ku janë ndalur inspektorët e KLD është dhe respektimi i afateve në dhënien e masave të sigurimit personal. Sipas raportit respektimi i afateve duket të jetë edhe çështje e mentalitetit të gabuar të gjyqtarëve me justifikimin se shkelja e tyre nuk sjell pasoja të dukshme.
Ky konkluzion mbështetet në gjetjet e inspektimit, ku nuk mungojnë rastet e shkeljeve të afatit për shkak të pushimit javor, të pushimeve zyrtare, pushimit vjetor apo të angazhimeve të tjera më të rëndësishme të gjyqtarit, siç është pjesëmarrja në një seminar trajnimi.Në 10 gjykata, është konstatuar se afatet procedurale janë respektuar në mbi 94 % të çështjeve.
Këto janë gjykatat e rretheve gjyqësore Dibër, Tiranë, Durrës, Kavajë, Kukës, Shkodër, Tropojë, Pogradec, Përmet dhe Gjirokastër. Gjykatat me treguesin kohor më të keq janë Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin me 70 % dhe Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë me 73.08 %.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 1 qershor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com