Një histori frymëzuese u trajtuar sot në “Rreze Dielli’. Inspektorja e Burgut Meri Mezini rrëfeu në ‘Rreze Dielli” dashurinë për profesionin e saj nga i cili ka arritur të njoh plot njerëz në muret e burgjeve që e kanë frymëzuar që të shkruajë libra dhe që historitë e tyre ti hedh në letër.
“Historitë janë të gjitha të vërteta, janë histori të djemve dhe vajzave që kryejnë dënimet në burgjet shqiptare dhe unë i njoh ata personazhe nga afër. Unë aty e kam ndjerë veten si nënë. Njerëzit duhet ta dinë se brenda atij burgu le ça flitet aty janë shëruar mijëra djem dhe vajza shqiptare, kanë dalë të pastër” tha ajo.
Ndër të tjera, inspektorja e burgut Meri Mezini e cila ka fituar edhe titullin “Ambasadore e paqes” për librin “Diell brenda burgut tim”, thotë se policia ka qenë ëndrra e saj e madhe, po ashtu edhe shkrimi I librave.
Unë kam 8 vite si police, dy gjërat që kam dashur në jetë edhe shkrimin edhe policinë I arrita më në fund. Unë kam pasur xhaxhin oficerë, ka qenë në ministrinë e mbrotjes dhe më thonin që i ngjan xhaxhit dhe e kisha ëndërr. Dhe thoja do bëhem një ditë ose oficere ose police. Nuk e arrita dot, më doli agronomi në Korçë, nuk më pëlqeu, më doli më pas ekonomi-financë në Kamëz e lash dhe u futa në jurdik. Me vones por i arrita të gjitha gjërat” rrëfehet ajo.
Sot ajo i ka arritur të dyja, duke ndihmuar edhe shumë persona të gjejnë rrugën e tyre në jetë.
Unë nuk mund të rri pa bërë donacione, pa dhuruar rroba, i them çdo gruaje në kafe, çfarë keni në shtëpi tepër, i duhet dikujt. Edhe tek puna ku jam tani, ku mund të jenë paketuar mbi 20 pako me rroba, unë ua vendosja kutinë tek dera, ato të gjitha rrobat i mblodhën aty dhe ua cuam dhe do coj gjithmonë” tregon ajo më tej.
Ndërsa dha edhe një mesazh të bukur në fund të bisedës së ngrohtë që ndau në “Rreze Dielli”
Njeriu po nuk deshi veten nuk i do as të tjerët, unë e dua veten, e dua familjen, i dua dhe të tjerët.
Lajmi kryesor:
Historia prekëse e inspektores së burgut që birësoi vajzën që kërkonte lëmoshë në rrugët e Tiranës: Në '97 ma rrëmbyen, por e gjeta sërish! Tani më ngjan mua në çdo gjë
MC/K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.5%
-
Të gabuar
68.1%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3127
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
“Kam frikë se ma marrin”, Anxhela Peristeri tregon pse nuk publikon foto me partnerin
13 Prill, 17:10
-
Intervista për Report Tv/ Neritan Ceka kujton çfarë i thoshte Azem Hajdari Berishës në 1990: E goditi partinë me vare! PD e PS u dominuan nga njerëz të rastit, jo me ide
8 Dhjetor 2023, 15:02
-
Egla Harxhi: Marrëdhënia treshe s'ka qenë për vëmendje, se do isha futur në BBV! Më ftuan dy herë dhe i refuzova
14 Mars 2023, 13:15
-
'Minuta e artë' që shpëton jetën, nga mbytja te tensioni i lartë, rënia apo ngritja e sheqerit, kapërcimi i gjuhës… si duhet të veprojmë sipas specialistit Ylli Merja
6 Mars 2023, 13:19
-
Eksperti shpjegon: Ja si bëhen klikimet në rrjetet sociale si Instagram dhe Tik-Tok
21 Shkurt 2023, 12:10
-
Specialisti Ylli Merja në Report Tv: Glikoja e arrës dhe propolisi me rigon, zgjidhja për të kuruar gastritin
20 Shkurt 2023, 13:01
-
‘Javë plot energji dhe pozitivitet’, parashikimi i yjeve sipas astrologut Jorgo Pulla:Ja shenjat që duhet të tregojnë kujdes
20 Shkurt 2023, 12:36
-
Vasjan Lami rrëfen në “Rreze Dielli” mbi 45 vite karrierë në kinema dhe teatër: Një jetë mes artit, kritikat dhe pengjet e patreguara më parë
15 Shkurt 2023, 13:43
-
Sëmundjet e kockave, specialisti Ylli Merja në Report Tv: Nga artriti tek osteoporoza, ja si t’i kuroni me bimë medicinale
13 Shkurt 2023, 12:27
-
‘Surpriza të bukura në karrierë por tregoni kujdes në dashuri’ parashikimi i yjeve sipas astrologut Jorgo Pulla: Ja shenjat më të favorizuara
13 Shkurt 2023, 11:31
-
“Unike…me Taban”, Aurela Gaçe promovon albumin e saj të ri dhe sjell bashkëpunimin e veçantë
10 Shkurt 2023, 14:36
-
Humbi shikimin në moshën 16-vjeçare, fizioterapisti i verbër rrëfen në “Rreze Dielli” historinë e jetës së tij
10 Shkurt 2023, 14:22