Instalacioni në fasadën e Muzeut Kombëtar, i cili kishte si synim ndërgjegjësimin ndaj grave që përballen me kancerin e gjirit, tashmë është pjesë e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit. Mozaiku i “Shqipes” nga Blerta Kambo u vendos në pjesën lindore të godinës, sipas njoftimit zyrtar.
“Tashmë "Shqipja" siç i thërrasim ne ose "Dielli i ditës tjetër" i rikrijuar nga artistja Blerta Kambo dhe i mbështetur nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, do të qëndrojë në pjesën lindore të Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit. Faleminderit Blerta Kambo që kujtesës arkivale shqiptare i shtove gjendjen tënde muzeale!
Një mozaik që nuk rri në mur, por të rri përballë.
Të shikon drejt e në sy, pa zë, dhe të pyet gjëra që i ke shmangur gjithë ditën.
Copëza të vogla, të thyera, ngjyra që rrisin emocionet si ne.
Dhe prapë, kur bashkohen, bëhen figurë. Bëhen kujtesë.
Ky mozaik flet për dhimbjen dhe artin!
Flet për durimin dhe gruan. Për kohën. Për njeriun që thyhet dhe ndërtohet copë copë derisa më në fund guxon të qëndrojë drejt”, thotë postimi.
Kujtojmë që instalacioni ndezi një debat të gjerë publik, pasi disa thoshin se figura e gruas paraqitej si transgjinor apo se cenonte Muzeun. Në të vërtetë, vetë artistja sqaroi për Report TV se instalacioni ndodhej 10 cm larg fasadës origjinale dhe në pjesën e pasme gjendej një shtresë mbrojtëse.
P.J/A.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
7 Janar, 22:17
Si e menaxhoi qeveria situatën e përmbytjeve?
-
Mirë
52.7%
-
Keq
35.9%
-
Nuk e di
11.4%
Vota total: 852
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Përdorimi i kinemasë në komunizëm! Klubi i filmit 'Mësojmë nga e Kaluara', sjellin në Lezhë 'Toka Jonë'
11 Dhjetor 2025, 14:10
-
“Eko e një kohe të largët”, album pianistik e muzikë filmash nga kompozitori Haig Zacharian
11 Dhjetor 2025, 13:24
-
Në prag të festave të nëntorit/ 19 filma ikonë të ish-Kinostudios ‘Shqipëria e Re të restauruara në 4K, së shpejti në ekran
20 Nëntor 2025, 08:09
-
Debatet për gruan pa flokë te mozaiku i Muzeut/ Flet për Report Tv artistja Kambo: Sulm i koordinuar! Është instalacion për kancerin e gjirit (hiqet të shtunën)
18 Nëntor 2025, 15:39
-
Presidenti Begaj vizitë në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit: Të investohet në digjitalizimin e pasurisë filmike që kemi trashëguar
17 Nëntor 2025, 15:21
-
Arkivi i Filmit shpëton një pjesë të Trashëgimisë Filmike Shqiptare të zbuluar për herë të parë
28 Shtator 2025, 15:32
-
Fotoja e rrallë e Margarita Xhepës, kur aktorja ishte një Sharon Stone shqiptare
2 Shtator 2025, 11:52
-
“Dashuria është e njëjtë”, ekspozita e Blerta Kambos Fotografitë-instalacion në oborrin e “Vila 31”- Art Explora
26 Maj 2025, 14:00
-
Dita Ndërkombëtare e Muzeve, MHK ekspozon thesaret në shesh! Restaurimi përfundon në 2028-n!
19 Maj 2025, 14:21
-
Elenita Roshi merr drejtimin e Muzeut Historik Kombëtar
7 Janar 2025, 22:38
-
Muzeu Historik Kombëtar në Tiranë 4 vjet i kyçur, ja çfarë parashikon projekti i rikonstruktimit
7 Mars 2024, 16:07
-
I pari Sekretar Amerikan i Shtetit që vizitoi vendin pas rrëzimit të diktaturës, mbërritja e James Baker në Shqipëri restaurohet në formatin 4K
18 Shkurt 2024, 07:14