INSTAT/ Në 2014 u hapën 17.377 ndërmarrje të reja ekonomike
TIRANË, 21 Prill/ATSH/- Gjatë vitit që kaloi, në shkallë vendi ishin aktive 112.537 ndërmarrje aktive, nga 103.083 ndërmarrje aktive që ishin në vitin 2010, ku tregtia zë vendin e parë, duke treguar kërkesën e madhe që ka tregu për produkte, por dhe prodhimtari të pakët nga industritë vendase. Sipas statistikave më të fundit të […]
/ATSH/- Gjatë vitit që kaloi, në shkallë vendi ishin aktive 112.537 ndërmarrje aktive, nga 103.083 ndërmarrje aktive që ishin në vitin 2010, ku tregtia zë vendin e parë, duke treguar kërkesën e madhe që ka tregu për produkte, por dhe prodhimtari të pakët nga industritë vendase.
Sipas statistikave më të fundit të INSTAT, rezulton se 17.377 ndërmarrje të reja nisën aktivitetin ekonomik në vitin 2014.
Numrin më të madh të ndërmarrjeve të reja dhe ato aktive, në total 44 % të tyre, e ka qarku i Tiranës. Numrin më të pakët me 0.9 % të ndërmarrjeve të reja vjet e shënoi qarku i Kukësit.
Ndërsa në vitin 2009 ndërmarrjet që menaxhojnë femrat ishin 26,4% ndaj totalit, në vitin 2014 numri i tyre u rrit dhe llogaritet në 28,4 % të ndërmarrjeve aktive, duke shënuar kështu një tendencë në rritje të sipërmarrjes femërore.
Rritje të ndjeshme ka dhe në numrin e ndërmarrjeve me bashkëpronarë kompani të huaja. Në vitin 2014 numëroheshin 5.245 ndërmarrje me pronarë apo bashkëpronarë të huaj krahasuar me 3.141 që ishin në vitin 2010. Numrin më të madh të ndërmarrjeve të tilla e ka qarku i Tiranës me 71,4% dhe numrin më të vogël e ka qarku Dibër me 0,3 %.
Tregtia zë peshën më të madhe në ndërmarrjet me aktivitet ekonomik, pjesa më e madhe e të cilave në 5 vitet e fundit zunë një peshë mesatare prej 39 % në qarkun e Tiranës. Qarku i Kukësit ka peshën më të vogël me 0,9 %.
Ndërmarrjet me 1-4 të punësuar numërojnë afërsisht 90 % të ndërmarrjeve gjithsej aktive, ku qarqet e Beratit dhe të Korçës kanë përqindjen më të lartë nga të tjerët, me afërsisht 93 %.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.7%
-
PD
13.7%
-
Partitë e vogla
19.7%
Vota total: 879
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama mbetet lideri më i besuar për shqiptarët, Berisha i dyti me 36%! Lapaj i treti, Meta në 2%! Ja shifrat për Qorin, Shehajn e Doshin
13 Mars, 22:42
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:37
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:36
-
Sondazhi i Piepolit/ 60% e shqiptarëve: Task-Forca e SPAK për krimet elektorale s’ndikon në zgjedhje
13 Mars, 22:30
-
A duhet kontroll mbi SPAK? 40% e qytetarëve shprehen pro në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:24
-
A po abuzon SPAK me masat e paraburgimit? Ja si përgjigjen qytetarët në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:22
-
Sondazhi i Piepolit/ 63% e shqiptarëve thonë se SPAK është i pavarur, por 40% duan që të vihet në kontroll! Çfarë mendojnë për arrestet me burg
13 Mars, 22:17
-
Spahiu: Partitë e reja, kanë faj historik që nuk u bashkuan kundër Ramës dhe Berishës
13 Mars, 22:16
-
Sondazhi i Piepolit në Report Tv/ Shqiptarët pro mbylljes së TikTok, 56% mbështesin vendimin e qeverisë
13 Mars, 22:12
-
Aksident tragjik në aksin Bulqizë-Shupenzë/ Fuoristrada me 6 familjarë del nga rruga, humb jetën nëna! Burri, 3 fëmijët dhe e afërmja e tyre transportohen drejt Traumës (VIDEO)
13 Mars, 21:58
-
Spahiu: Disa deputet në lista Berishës ja dha Rama, sepse ja merr mbrapsht në 12 maj
13 Mars, 21:57
-
EKSKLUZIVE/ Sondazhi i Piepolit, 52% e shqiptarëve s’kanë besim te partitë e reja opozitare! Ja shifrat për të ‘vegjlit’ që synojnë mandate më 11 maj
13 Mars, 21:47