Të arsimohesh dhe të jesh i papunë, INSTAT: Shkalla më e lartë e punësimit tek personat me arsim 8 ose 9- vjeçar

Të arsimohesh dhe të jesh i papunë, INSTAT: Shkalla më e lartë e punësimit tek personat me arsim 8 ose 9- vjeçar

Foto ilustruese

Arsimimi shpesh herë shikohet si hapi i parë drejt punës, por të dhënat tregojnë të kundërt. Sipas raportit të INSTAT për vitin 2019 për forcat e punës vihet re se niveli më i lartë i papunësisë është pikërisht tek personat që kanë arsim të mesëm dhe ata me arsim të lartë. 

Konkretisht shkalla e papunësisë është më e lartë për personat me arsim të mesëm 14,4 %, ndjekur nga ata me arsim të lartë 12,3 %. Ndërsa tek personat me arsim 8 ose 9 vjeçar ka pësuar rënie niveli i papunësisë dhe është në masën e 8.7%.
  
Referuar po të njëjtit raport në vitin e kaluar janë punësuar me arsim 8-9 vjeçar 555 mijë e 900 mijë persona, me arsim të mesëm 442 mijë e 855 persona dhe me arsim të lartë 266 mijë e 828 persona të punësuar. Ky nivel justifikohet edhe me faktin që shumica e personave janë të punësuar në sektorin e bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit përbëjnë 47,3 % të punësuarve

Në total gjatë vitit të kaluar numri i të punësuarve ka arritur në 1 milionë 254 mijë 830 persona, nga 1 milionë e 222 mijë e 594 persona që ishte në 2018.

Ndërkohë sa i takon papunësisë, ajo ka zbritur në 11.5%, dhe numri i personave të papunë është 164 mijë e 792 persona, ndërsa në 2018, numri i të papunëve në Shqipëri ishte 173.207 persona. Ndërkohë shqetësim është fakti që pjesa më e madhe e të papunëve ose 63,4 % e tyre ka më shumë se një vit që janë të papunë. 

 

Grafiku i shkallës së Papunësisë

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja