Paga mesatare mujore në Shqipëri, pësoi një rritje të ndjeshme vjetore me 9.6 përqind në tremujorin e parë të këtij viti, duke bërë që për herë të parë, të kapërcejë pragun e 90 mijë lekëve. Raporti i fundit i INSTAT tregon se paga mesatare arriti në 90.119 lekë.
Rritja më e madhe është regjistruar në sektorin e ndërtimit, me 22.2%, ku duket se ka dhënë ndikim aksioni i tatimeve kundër nëndeklarimit të pagave si dhe caktimi i pagave dysheme nga tatimet në dhjetor 2025.
Vendimi i tatimeve specifikonte që në këtë sektor nuk mund të ketë rroga më pak se 80 mijë lekë. Për pasojë paga mesatare në ndërtim nga 68.221 lekë në tremujorin e parë të 2025-ës u rrit në 83.344 lekë në të njëjtin tremujor këtë vit.
Ndërsa profesionet me rritjen më të shpejtë të pagave thuhet në raportin INSTAT-it janë zejtarët, me 15.7% dhe profesionet elementare me 15.3%.
Por pavarësisht rritjes së pagave, e cila po nxitet edhe nga mungesat për punonjës, të dhënat më të fundit tregojnë se një pjesë e konsiderueshme e të punësuarve në Shqipëri gati 1 në 4 të punësuar paguhet me paga minimale.
Afro 26.7% e shqiptarëve paguhen deri në nivelin e pagës minimale. Më pas janë 26.1% që paguhen mesatarisht nga mbi 50 mijë lekë deri në 75 mijë lekë në muaj, më tej janë 15.5% që marrin nga mbi 75 mijë deri në 95 mijë lekë. Rroga mbi 120 mijë lekë rezulton se marrin 16.5% e të punësuarve në vend.
Sa paguhen shqiptarët?
Sa i takon hendekut privat-shtet, ai vijon të jetë i lartë afro 21 mijë lekë.
Paga mesatare për një të punësuar në privat është 83.912 lekë, nga 79.857 lekë që ishte në fund të 2025-ës.
Paga mesatare në privat
Ndërsa në sektorin shtetëror paga mesatare arriti në 105.390 lekë në tremujorin e parë të vitit 2026, krahasuar me 103.641 lekë në fund të vitit të kaluar.
Paga mesatare në shtet
Tek sipërmarrja private me paga më të ulta sipas raportit vijojnë të jenë sektorët që kanë edhe numrin më të madh të të punësuarve si bujqësia, tregtia dhe industria.
Komente







Me falni per shprehjen por ne qoft se I keni syt ne ball e ment ne kry.kthenje kryt nga shkodra e pyesni nje her sa Jan rrogat ktej.un jam ndihmse dhe mjeshter istalimesh elektrike.vetem Kur punojn per vedi Po me shkon rrogat 90e100 mi lek te reja por 720 lek ne muaj marr dhe jam vet I 5ti
Përgjigju