INSTAT ka publikuar raportin mbi Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) për tremujorin e tretë të vitit 2025, ku paraqitet ecuria e aktiviteteve kryesore të ekonomisë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.
Sipas të dhënave, rritjen më të lartë e ka shënuar grupi “Administrata Publike, Arsimi dhe Shëndetësia” me 15,04 %, i ndjekur nga aktiviteti “Pasuri të Paluajtshme” me 10,55 % dhe “Informacioni dhe Komunikacioni” me 10,40 %. Rritje janë regjistruar edhe në ndërtim, tregti, transport, akomodim dhe shërbim ushqimor, si dhe në aktivitetet profesionale, administrative dhe financiare.
Nga ana tjetër, rënie janë shënuar në grupin “Industri, Energji dhe Ujë” me 4,75 %, si dhe në “Bujqësi, Pyje dhe Peshkim” me 1,73 %. Ndërkohë, taksat neto mbi produktet u rritën me 5,39 %.

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë
Lajmi në përditësim...
Komente











