Ai tha se të gjithë studentët e kësaj shkolle tashmë kanë gjetur një punë nëpër restorante, hotele apo bare, ndërkohë që jo të paktë janë ata që kanë sot bizneset e tyre.
“Në 8 vite jetë kjo shkollë ka pasur një sukses të pa parashikuar nga ne. Kjo shkollë i orientoi të rinjtë shqiptar drejt një mundësie komplet tjetër, të studionin fort për të marrë një profesion me vlerë i cili ju garantonte tregun e punës dhe të ardhura më të mira.
Ata janë punësuar në restorante, hotele, pastiçeri, bukëpjekës fast food-e dhe bare. Pronaret e këtyre biznese na telefonojnë për të na të na falenderuar për këtë burim njerëzor kaq me vlerë. Disa më me kurajo kanë hapur dyqanet e tyre dhe po ecin shumë mirë. Ky është një sukses shumë i madh për shkollën tonë”, u shpreh Neranxi.
Në shtator të këtij viti Instituti Kulinar Neranxi mori pjesë në në kongresin e shefave botëror zhvilluar në Selanik, ku u certifikua me certifikatë mirënjohjeje, ndërkohë që brenda vitit 2016, instituti do të jetë pjesë e organizatës botërore të shefave.
Bashkëpunimi me institucione prestigjioze ndërkombëtare si IFSE Italia, pedagogët më të mirë shqiptarë e të huaj, si dhe laboratorët modernë të praktikës, i bëjnë studentët të kenë të garantuar një vend në tregun e punës. Këtë vit Instituti Neranxi ka hapur edhe një laborator për përgatitjen e somelierëve, bashkë me dy kurse të reja për hoteleri dhe kamerierë.
“Ju tashmë e dini që ne i japim shumë rëndësi praktikës në shkollën tonë. Nxënësit gatuajnë çdo ditë dhe prandaj kur mbarojnë shkollën ata kanë një bagazh profesional që i bën gati të pakonkurrueshëm në profesionin e tyre.
Dua të përshëndes në veçanti ata që vijnë për herë të parë në shkollën tonë. Shpresoj që të arrijnë të bien në dashuri me këtë profesion kaq të bukur dhe të vijnë me dëshirë në shkollë, sepse vetëm duke dashur do të arrijnë të bëhen profesionistë të vërtetë”, tha Neranxi në fjalën e tij.
Dita e parë e studimeve u përshëndet edhe nga Pedagogu i njohur italian, Michele Barbera, shef pastiçerie ekselent, i njohur ne rang botëror, mbajtës edhe i një çmimi Guinness. Ai uroi studentët në ditën e nisjes së sfidës së vështirë në artin e kulinarisë.
[gallery]18932[/gallery]
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com