Ky takim lidhej ngushtë me procesin e ndërmarrë nga njësitë e qeverisjes vendore, mbi rishikimin e planeve të tyre në kuadër të Reformës Territoriale dhe përfshirjes e formalizimit të zonave informale që kanë në administrim.
Në këtë takim morën pjesë specialistë të zhvillimit urban në Zyrat e Urbanistikës pranë njësive të qeverisjes vendore si dhe ekspertë të UNDP, i cili ka mbështetur këtë projekt në të gjitha fazat e tij.
Takimi u fokusua në bashkëpunimin mes institucioneve dhe qytetarëve të zonave informale si pjesë e pandarë e procesit të integrimi dhe urbanizimit.
U diskutua gjithashtu mbi vlerësimin e nevojave infrastrukturore që qytetarët e këtyre zonave kanë dhe përshtatjen e tyre në përputhje me dokumentin e Planit të Përgjithshëm Vendor.
Takime të tjera do të mbahen në të ardhmen, me qëllim konkretizimin dhe implementimin e këtij projekti që synon të përmirësoje dhe rrisë cilësinë e jetës së banorëve të zonave informale dhe mbi të gjitha integrimin e tyre social-ekonomik. /atsh/
