Integrimi, Kovaçevski: Maqedonia e Veriut në BE deri më 2030! Negociatat duhet të zhvillohen me dinamikë të përshpejtuar

Integrimi, Kovaçevski: Maqedonia e Veriut në BE deri më 2030! Negociatat duhet të zhvillohen me dinamikë të përshpejtuar

Kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski

Maqedonia e Veriut beson se deri në vitin 2030 do të përfundojnë bisedimet për anëtarësimin në BE do të përfundojnë në vitin 2030. Këtë besim deklaroi të hënën kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, pas vendimit të Qeverisë për formimin e ekipit që do të zhvillojë bisedimet me BE-në.

“Negociatat duhet të zhvillohen me një dinamikë të përshpejtuar dhe të mbyllen sa më shpejt. Përfundimi i negociatave deri në vitin 2030 është objektivi që i kemi vendosur vetes. Është reale dhe e arritshme, dhe jam shumë i bindur se në zgjerimin e ardhshëm të bllokut evropian do të përfshihet edhe Maqedonia e Veriut”, ka deklaruar Kovaçevski.

Duke komentuar kritikat e opozitës, por edhe të opinionit publik, lidhur me marrëveshjen me Bullgarinë, Kovaçevski tha se Maqedonia e Veriut nuk ka alternativë tjetër përveç BE-së, ku sipas tij, do të garantohen të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me gjuhën, identitetin dhe historinë. Ndryshimet e Kushtetutës, me të cilat pakica bullgare në Maqedoninë e Veriut do të njihej si popull shtetformues, janë pjesë e dokumentit të njohur si “propozimi francez”. mKy propozim i ka hapur rrugë fillimit formal të negociatave të anëtarësimit midis Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, në muajin korrik.

“E ardhmja jonë është në BE. Për ne kjo nuk ka alternativë, prandaj është e nevojshme që të gjithë të japim mbështetje për t'u përfshirë, për të përfituar nga mundësia që kemi përpara, dhe për të ecur përpara me hapa të shpejtë dhe të sigurt drejt anëtarësimit të plotë në BE”, ka thënë Kovaçevski.

Ndërkohë, ambasadori i Çekisë në Shkup, Jurosllav Ludva, ka prezantuar të hënën në Kuvendin maqedonas, prioritetet e Presidencës çeke në BE, të cilat, sipas tij, kryesisht bazohen në sigurinë e bllokut evropian dhe partnerëve, bashkëpunimin me NATO-n, pavarësinë energjetike dhe unanimiteti për mbështetjen e Ballkanit Perëndimor. Maqedonia e Veriut e ka fituar statusin e shtetit kandidat në vitin 2005, por për nisjen e bisedimeve ka pritur 17 vjet, për shkak të kontesteve të pazgjidhura me shtetet fqinje - fillimisht me Greqinë për çështjen e emrit, e tani me Bullgarinë për gjuhën dhe identitetin./REL

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)