Ministrja suedeze për Çështjet e BE-së, Jessika Roswall vizitoi për herë të parë Shqipërinë në kuadër të negociatave me Bashkimin Europian, ndërsa dha një intervistë për Report Tv. Me gazetarin Arbër Hitaj, ministrja Roswall thotë se është shumë i rëndësishëm integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.
Ndalur në vendin tonë, Roswall shprehet se Shqipëria është në rrugën e duhur drejt unionit. Ajo thekson se vendi ynë ka bërë progres për kapitujt e negociatave, duke theksuar se ka respektuar edhe afatet e duhura.
Intervista e plotë
Faleminderit që pranuat të jepnit këtë intervistë për Report TV, kjo është vizita juaj e parë në Shqipëri, cilat ishin pikat e diskutimeve që keni patur?
Kjo ishte vizita ime e parë në Shqipëri dhe në rajon. Për ne është shumë i rëndësishëm integrimi në Bashkimin Europian të Ballkanit Perëndimor, për mua ishte e rëndësishme të shikoja nga afër për këtë aspekt. Kjo vizitë kishe si qëllim për të parë dhe njohur nga afër me procesin e integrimit dhe ecurinë që ka patur vendi juaj.
A keni një koment për ecurinë e reformave që ka patur Shqipëria?
Shqipëria është në rrugën e duhur. Jam shumë e impresionuar me punën e mirë që është bërë dhe progresin e bërë për kapitujt e negociatave duke respektuar edhe afatet e duhura. Ne e ndjekim me shumë vëmendje ecurinë tuaj, por jam shumë e impresionuar si e thashë me progresin që është bërë.
Ku shikoni se ka më shumë potencial mes vendeve tona, në turizëm, apo ekonomia jeshile?
Unë e thashë edhe në qëndrimin tim këtu se me Shqipërinë kemi patur dhe kemi një bashkëpunim të gjatë dhe padyshim edhe potencial të lartë. Unë e theksova edhe në takimet e mia. Dhe është e rëndësishme që të kemi një lloj xhevahiri që janë raportet tona që është interesi i përbashkët. Folëm shumë për transformimin e ambientit dhe axhenda jeshile, një nga gjërat që mund t’iu ndihmojmë dhe asistojmë pasi Suedia është shumë në avancë në këtë aspekt.
SI.E./xy/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
43.6%
-
I keq
20%
-
As i mirë as i keq
36.4%
Vota total: 220
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Costa: Duhet të krijojmë kushtet për zgjerim, por integrimi në bazë të meritës! Von der Leyen: 300 mln euro për reformat
18 Dhjetor, 20:25
-
Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë e mbrojtjen, jep 13 milionë euro për ushtrinë! Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet kibernetike
18 Dhjetor, 11:31
-
Çelja e negociatave për Grupkapitullin 6, Rama: Një tjetër ditë krenarie, drejt objektivit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE brenda 2030 (FOTOT)
18 Dhjetor, 08:42
-
'Jeni zgjedhur pa asnjë kushëri dhe parti', Rama me stafin civil e ushtarak shqiptar në NATO: Kushedi sa italianë e gjermanë keni lënë pa punë
17 Dhjetor, 19:50
-
Kryeministri Rama takim me kreun e NATO-s Mark Rutte: Mbështetës i paepur i Shqipërisë
17 Dhjetor, 17:40
-
Ylli Pata: Revolucioni hungarez i BE që 'shpëtoi' Shqipërinë, por jo vetëm
17 Dhjetor, 08:29
-
Shqipëria çel negociatat me BE-në për ‘Marrëdhëniet me Jashtë’! Ministri Hungarez: Treguat proges të shkëlqyer! Rama: S'ka kapitull të lehtë, as kthim pas
17 Dhjetor, 07:23
-
Presidenti i Këshillit Evropian: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE
16 Dhjetor, 14:49
-
Shqipëria tjetër hap drejt integrimit në BE, çel negociatat për 'Marrëdhëniet me Jashtë'! Më 17 dhjetor konferenca e tretë ndërqeveritare në Bruksel
13 Dhjetor, 19:58
-
'87 milionë euro nga BE nëse plotësojmë detyrat e 2025!' Manja: Mbyllim kapitujt në 2028! Procesi më tej politik
13 Dhjetor, 15:35
-
Rama: 6 muaj sulme sikur unë e Xhafaj kishim plan të errët për të bllokuar SPAK, s'presim opozitën për të shkuar para! Gonzato: Reforma në drejtësi të jetë e pakthyeshme
11 Dhjetor, 16:14
-
Zbardhet dokumenti negociues Shqipëri-BE! Detyrat që lë Bashkimi Europian: Dënoni korrupsionin e niveleve të larta e sekuestroni asetet e krimit
7 Dhjetor, 14:29