Ambicia e integrimit të Shqipërisë në BE prek edhe bashkitë, të cilat duhet t’u nënshtrohen ndryshimeve. “Po vjen një cunami”, u shpreh ministri Ervin Demo, gjatë konferencës për shtyp.
“Në momentin që jemi vend anëtar i BE do të kemi puë për të bërë për të rritur dhe përmirësuar funksionimin e institucioneve. Procesi i integrimit është shumë kompleks dhe kërkon detyrimisht një transformim radikal të të gjitha institucioneve. Një cunami është duke ardhur nga pikëpamja rregullative dhe e standardeve të reja që bashkitë duhet të plotësojnë”, tha ministri i Pushtetit Vendor.
“Realiteti i ri me të cilin do të ballafaqohemi kërkon shumë energji, edhe nga ato lokale që ato duhet të jenë të gatshme për të ngritur veten e tyre në një nivel tjetër dhe ne të jemi të gatshëm t’i ndihmojmë. Është një sfidë e përbashkët”, tha Demo duke nënvizuar edhe sfidat dhe vështirësinë që përmban procesi.
Lajmi kryesor:
Reforma territoriale, Demo: Komisioni të ecë më shpejt! Ture me qytetarët e grupet e interesit për hartën e re










